Komuna e Podujevës

Specialistë të Shkencave Shoqërore

	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Podujevë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.


Emri i grupit:                Specialistë të Shkencave Shoqërore
Institucioni:                  Komuna Podujevë   
Nr. i Referencës:          RN00007794
Kodi:                               RPC0001605
Data e njoftimit:           01.11.2021
Afati për aplikim:         22.11.2021 - 06.12.2021


1.  Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Ndihmon në hartimin, dhe zhvillimin e planeve të punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  • Zhvillon, zbaton dhe bën mbikëqyrjen e projekteve, me të cilat përshpejtohet krijimi i kushteve për kthim të qëndrueshëm, ri integrim të personave të zhvendosur dhe riatdhesim;
  • Mban kontakte të rregullta me refugjat, persona të zhvendosur, persona vullnetarisht të kthyer, të riatdhesuar, me komunat dhe me qeverinë në territorin në të cilin jetojnë personat e zhvendosur dhe të riatdhesuar;
  • Vlerëson nevojat ekzistuese të të kthyerve vullnetar ose të riatdhesuarve në komunë, duke pasur parasysh edhe nevojat specifike të grave, fëmijëve dhe personave të moshuar;
  • Planifikon dhe lehtëson punën dhe organizimin e grupit komunal për kthim dhe siguron pjesëmarrje të rregullta, duke kyçur edhe përfaqësuesit legjitim të refugjatëve dhe të personave të zhvendosur.
  • Kontribuon në avancimin dhe vetëdijesimin si dhe përhapja e informacioneve mbi të drejtat e personave të zhvendosur, të kthyerve vullnetarisht dhe të riatdhesuarve.
  • Mbikëqyrë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të refugjatëve, të zhvendosurve dhe të riatdhesuarve të zbatueshme nga qeveria lokale dhe qendrore duke ofruar shërbime nivelit lokal;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

2.  Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3.  Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to. Drejtimi Ekonomik (pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale, e të tjera të ngjashme;
  • Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, Licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet

4.  Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

5.  Pozitat aktualisht të lira


6.  Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik https://konkursi.rks-gov.net

7.  Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9.  Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Në testimin me shkrim, kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të domosdoshme të kërkuara për Grupin Specialistë të Shkencave Shoqërore;
  • Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, të përvojës domethënëse në punë dhe të trajnimeve qe lidhen me vendin e punës në lëminë përkatëse të lidhur më Grupin Specialistë të Shkencave Shoqërore;
  • Në intervistë, vlerësohen njohuritë, aftësitë apo cilësitë e kërkuara për Grupin Specialistë të Shkencave Shoqërore që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet testimit me shkrim.
  • Vlerësimi i njohurive të vendit të punës bëhet bazuar në Ligjet dhe Rregullore të tjera që ndërlidhen me fushën përkatëse.

10.  Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

11.  Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik https://konkursi.rks-gov.net
  • Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shikime 1295
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Podujevë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC