Ky konkurs nuk është thirrje punësimi nga KosovaJob, por është i publikuar në emër të njërit nga klientët e KosovaJob, identiteti i të cilit me kërkesë të klientit mbetet anonim.
TALENT MENAXHER
Detyrat dhe përgjëgjësitë:
- Të mirëmbajë dhe përditësojë dosjet personale të stafit;
- Të përpilojë kontratat e stafit dhe t'i prezantojë ato tek Drejtori financiar dhe i administratës;
- Të përgatisë listën e pagave për personel dhe të mbikqyrë procedurat e hapjes së llogarive bankare për paga për staf;
- Të përcjell dhënien e pagave dhe të parpagimeve (avanseve të dhëna) për stafin;
- Të përcjëll pushimet e stafit;
- Të përkujdeset që punët e drejtorive regjionale të punës dhe Institutucionit të sigurimeve shoqërore të përfundohen më kohë;
- Të përpilojë kontratat e mirëmbajtjes dhe ti prezantojë ato tek Drejtori financiar dhe i administratës;
- Të bëj përcjelljen e çështjeve ligjore të personelit regjional, në koordinim me Shefin qendror të çështjeve administrative dhe të personelit .
- Të përcjellë shpenzimet lidhur me stafin si: transporti, shujtat, etj.
- Të përcjellë procedurat që kompania duhet të ndjekë karshi ligjit në fushën e mbrojtjes civile, zjarrit dhe shëndetit;
- Të përcjellë marrjen me qira të automjeteve të kompanisë, ngarkesën me to, operacionet e sigurimit, përcjelljen e kilometrazhës, përcjelljen e taksave si dhe përcjelljen e dosjeve të veturave;
- Të bëjë shpërndarjen e detyrave ditore për stafin dhe të ndjek mbarëvajtjen e tyre;
- Të përcjell mbarëvajtjen e zyres në varësi me rregullat e vendosura;
- Të ndjek mirëmbajtjen e veturave të përdorura nga zyrja;
- Të marr vendim për departamentin e tij për shpenzimet deri në 100eur.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm "Apliko".
