Universiteti i Prishtinës

Punë Praktike për Studentët e Fakultetit Juridik

	 	 
Qendra për Zhvillim të Karrierës, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
NJOFTIM
Mundësitë për punë praktike, nëntor 2021
 
1. Gjykata e Apelit në Prishtinë
Njoftohen të studentët e interesuar të Fakultetit Juridik-UP, se Gjykata e Apelit në Prishtinë, ofron mundësi për punë praktike (pa pagesë), për 10 studentë, kohëzgjatja e praktikës është 3 muaj.
Dokumentet e kërkuara:
• CV-ija
• Letra motivuese dhe
• Certifikata e notave

2. Gjykata Supreme e Kosovës
Njoftohen studentët e interesuar të vitit të fundit apo studentë të studimeve master të Fakultetit Juridik-UP, se Gjykata Supreme e Kosovës, ofron mundësi për punë praktike (pa pagesë), për 2 studentë, kohëzgjatja e praktikës është 3 muaj.
Dokumentet e kërkuara:
• CV-ija
• Letra motivuese dhe
• Certifikata e notave

3. Gjykatat Themelore dhe degët e Gjykatave Themelore në Kosovë
Njoftohen studentët e interesuar të vitit të tretë, katërt ose studentë në studime master të Fakultetit Juridik-UP, se Gjykatat Themelore në Kosovë dhe degët e Gjykatave Themelore në Kosovë, ofrojnë mundësi për punë praktike (pa pagesë), kohëzgjatja e praktikës është 3 deri në 6 muaj.
Dokumentet e kërkuara:
• CV-ija
• Letra motivuese dhe
• Certifikata e notave

Për të aplikuar duhet të merrni aplikacionin në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, aplikacionit i bashkëngjiten dokumentet e kërkuara. Dosja e plotësuar e aplikimit dorëzohet në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik. Vini re: certifikatën e notave mund ta printoni direkt nga SEMS për të aplikuar për punë praktike dhe nuk nevojitet të kryhet pagesë për të.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 17 dhjetor 2021
 
Personi kontaktues: Fatbardha Abazi
Zyrtare e Qendrës për Zhvillim të Karrierës
Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
Tel: 038/225-765, E-mail: fatbardha.abazi@uni-pr.edu
 
* Sqarim:
Kriteri bazë për pranimin e studentëve në punë praktike është nota mesatare dhe që studenti të mos ketë qenë përfitues i ndonjë programi të praktikës më herët. Të dhënat mirren nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik. Këto kritere janë vendosë me qëllim që të rritet sa më shumë numri i studentëve të cilët kryejnë praktikë.
Fakulteti Juridik në praktikën e tij bazohet në kriterin e gjithëpërfshirjes ashtu që në kuadër të disa kritereve të barabarta kujdeset që sa më shumë studentë të kenë çasjë në programe të ndryshme për aftësim profesional.
 
Kriteret:
  • Nota mesatare
  • Studentët që nuk kanë kryer më herët praktikë
Shikime 4755
Kategoria Juridik
Skadon 8 ditë
Orari Intern
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC