Credica LLC

Zyrtar/e për qendrën e thirrjeve, Zyrtar/e Ligjor/e, Praktikant/e

	 	 

Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitat:

  • Zyrtar për qendrën e thirrjeve

(Prishtinë)

  • Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese

(Prishtinë, Prizren, Mitrovicë)

  • Zyrtar Ligjor

(Prishtinë)

  • Praktikant/e

(Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të kontaktoj dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
  • Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët dhe organet e përmbarimit të përcaktuar në portfolion e saj/tij;
  • Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
  • Të përfaqësoj kompaninë në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
  • Të përgatit raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij;
  • Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat dhe Gjykatave (Zyrtari ligjor);
  • Praktikanti/ja - Në të gjitha punët e mësipërme ju ndihmon dhe i asiston zyrtarët ligjorë dhe zyrtarët për mbledhjen e kredive jo-performuese.

Kërkesat për vendin e punës:

  • Zyrtar për qendrën e thirrjeve - Eksperiencë pune apo punë praktike në qendër të thirrjeve;
  • Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese - Diplomë Universitare (e preferuar në Juridik, Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjashme);
  • Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese - Eksperiencë pune apo punë praktike në kredidhënie, procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, apo të ngjashme;
  • Praktikanti - Të jetë në vitin e fundit apo të ketë përfunduar rishtazi studimet në Fakultetin Juridik ose Ekonomik (praktika është me pagesë);
  • Zyrtari/ja ligjor/e - Diplomë universitare ose vitin e fundit në Juridik;
  • Zyrtari/ja ligjor/e - Eksperiencë pune në procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie apo të ngjashme përbën avantazh;
  • Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
  • I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
  • Të posedoj Patentë Shoferi, kategoria “B”.

Të dhënat:

Pozitat:                  Zyrtar për qendrën e thirrjeve; Zyrtar për            mbledhjen e kredive jo-performuese;Zyrtar Ligjor; Praktikant/e;

Vendndodhja:        Prishtinë, Prizren, Gjilan, Pejë;

Udhëtime pune:    Po, brenda vendit;

Kontrata:                Sipas Ligjit të Punës (Puna Praktike është me pagesë);

Aplikimet mbyllen:     5 Dhjetor 2021.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën:

hr@credica.org

Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 2584
Kategoria Prokurim
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC