Komuna e Dragashit

Doktor/eshë i/e Mjekësisë së Përgjithshme

	 	 

REPUBLIKA E KOSOVËS - REPUBLIKA KOSOVO - REPUBLIC OF KOSOVO

Kuvendi Komunal Dragash-Skupstina Opśtina Dragaś

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore Dragash,

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Komuna e

Dragash-it shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Doktor i Mjekësisë / i/ e përgjithshme

Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme/ i/e përgjithshme në QKMF,(QMF dhe AMF), “Dr. Adem Berisha ”- Dragash

Institucioni: Komuna e Dragash

Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF

Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik

Numri i pozitave: (2) dy

Titulli i mbikqyrësit: Drejtori i QKMF

Grada/Koeficienti: H-27

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publik:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar

-Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët

-Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse

  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje

-Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Doktor i Mjekësisë se përgjithshme

  • Ofron shërbime shëndetësore nga kujdesi primar shëndetësor kontrollon pacientët
  • Cakton diagnozat,
  • Ndërmerr veprimet e mjekimit të pacientëve,
  • Propozon hulumtime dhe masa për trajtimin e sëmundjes,
  • Konsultohet me kolegët,
  • Punon në shërbimet përkatëse të MF,
  • Bënë implementimin e mjekësisë familjare,
  • Ofron këshilla dhe udhëzime pacientëve,
  • Sugjeron, propozon dhe përshkruan terapinë e nevojshme
  • Promovon edukim shëndetësorë
  • Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme
  • Udhëzon tek specialisti konsultant, nëse është e nevojshme konsulta
  • Për punën e vet i jep llogari drejtorit te QKMF-së.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë kryer Fakultetin e Mjekësi së Përgjithshme
  • Të jetë doktor /e i/e regjistruar dhe licencuar në MSH
  • Të ketë shkathtësi pune i/e pa varur në ekip
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter
  • Të ketë gatishmëri të punoj në të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo race.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale ( CV)
  • Dokumenti personal ( Letërnjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
  • Diploma e kualifikimit
  • Kopjet e Licencës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni

Dokumentet duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

  • ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim(22/10/2021 deri me

dt.21/11/2021, ndërsa konkursi mbetet i hapur 8 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 21/11/2021 deri më 28/11/2021.(15:30)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Zyren e Personelit nr.9 K.Dragash, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Dragashit, dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën e pranimit.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen

Shikime 205
Kategoria Shëndetësi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Dragash
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC