Moneta

Zyrtar/e i/e Burimeve Njerëzore

	 	 

KONKURS

Moneta është institucion financiar jo-bankar, i specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.

Me qëllim të avancimit të veprimtarisë, Moneta tani është duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional për pozitën:

Zyrtar/e Burimeve Njerëzore

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi i procesit të rekrutimit;
  • Hartimi i planeve, Politikat dhe Procedurat dhe qëllimet e ardhshme të punësimit të personelit;
  • Organizimi dhe administrimi i programeve të reja të orientimit të punonjësve;
  • Mbikëqyrja e ngjarjeve shoqërore;
  • Mbështet nevojat aktuale dhe të ardhshme të biznesit përmes zhvillimit, angazhimit, motivimit dhe mbajtjes së kapitalit njerëzor;
  • Kontribuon në një mjedis pune pozitiv;
  • Kujdeset për mirëqenien dhe zhvillimin profesional të punonjësve;

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Diplomë universitare. Specializimi në fushën e burimeve njerëzore do të ishte përparësi;
  • Përvojë pune mbi 2 vite në burime njerëzore;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Aftësi të larta organizative dhe analitike;
  • Njohuri të ligjit të punës dhe praktikave të burimeve njerëzore.

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë përmes sistemit elektronik të rekrutimit në www.monetaks.com apo të dërgoni email në hr@monetaks.com. bashku me aplikacionin apo email-in, ju lutem bashkëngjitni CV-në dhe letrën motivuese.

Afati për aplikim do të jetë deri më datën 02.12.2021. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren parasysh.

 

Aplikoni në: http://www.monetaks.com/?p=934

 

Shikime 1381
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC