Debt Loan Recovery

Zyrtar/e Ligjor/e, Zyrtar/e i/e Kolektimeve, Praktikant/e (Prishtinё, Gjakovё, Pejё, Prizren, Gjilan)

	 	 

Debt Loan Recovery Shpk – DLR ёshtё kompania e parё nё Kosovё e specializuar nё ofrimin e shёrbimeve tё ndryshme pёr banka, institucione mikrofinanciare dhe të tjera. Ne ofrojmë mundësi angazhimi të kandidatёve të motivuar dhe të interesuar për zhvillim personal dhe tё karrierёs pёr individё me ambicie, profesionalizёm dhe pёrkushtim pёr standarde tё larta tё performancёs. Nё shёrbim tё rritjes dhe zhvillimit tonё tё vazhdueshёm, DLR shpallё

                                       KONKURS

  1. Zyrtar ligjor
  2. Zyrtar i kolektimeve
  • pёr Prishtinё dhe Gjakovё
  1. Praktikant
  • për Prishtinё, Gjakovё, Pejё, Prizren dhe Gjilan

Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e pёrgjithshme për këto pozita:                             

Menaxhimi i portfolios individuale - angazhimi në të gjitha aktivitetet e kolektimeve – komunikimi dhe negocimi me klientë, monitorimi i ripagesave mujore; evidentimi i aktiviteteve në sistemin elektronik; si dhe në aktivitetet administrative: shënimet, dokumentet, raportet, korrespondencat e ndryshme etj. Pos detyrave të përshkruara më lartë, Zyrtarët ligjorë do të angazhohen edhe në të gjitha aktivitetet dhe procedurat ligjore të ndërmarra nga DLR.

Kualifikimi:

  • pёr Zyrtar tё kolektimeve - diplomё universitare nё Ekonomi dhe 2-3 vite pёrvojё pune;
  • pёr Zyrtar ligjor - diplomё universitare nё Juridik dhe 2-3 vite pёrvojё pune;
  • pёr Praktikant - student i vitit tё tretё tё studimeve ose i/e sapodiplomuar.

Kandidatёt duhet tё kenё:

  • Integritet tё lartё personal dhe profesional;
  • Aftёsi tё mira komunikimi verbal dhe të negociimit;
  • Aftёsi tё mira analitike, planifikimi dhe organizative;
  • Leja e vozitjes e domosdoshme.

Aplikimi: Dërgoni CV-nё tuaj nё adresёn elektronike dlr.vendepune@gmail.com me titull: Pozita për qytetin (shënoni pozitёn dhe emrin e qytetit pёr ku aplikoni).

Afati i fundit pёr aplikim ёshtё 3 Dhjetor, 2021

Shikime 786
Kategoria Banka
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC