POZITA:                                 IT Help Desk

REFERENCA:                        MC-023/2-21

QYTETI:                                 Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Teknologjisë Informative, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën IT Help Desk.

 PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë pranimin e kërkesave të klientëve që kërkojnë ndihmë teknike përmes telefonit, e-mail-it dhe sistemit të tiketimit.
  • Të bëjë identifikimin e problemit të klientëve nga distanca përmes pyetjeve përkatëse.
  • Të ofroj këshilla për t’i zgjedhur problemet e lehta që të mos ketë nevojë të intervenohet fizikisht te klienti.
  • Të bëjë delegimin e çështjeve të pazgjidhura në nivelin më të lartë të personelit mbështetës.
  • Të mirëmbaj regjistrin e ngjarjeve, zgjidhjen e problemeve dhe të nxjerr raporte nga sistemi.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor).
  • Përvojë bazike si teknik i IT-së ose të ngjashme.
  • Certifikata për trajnime profesione si Microsoft, Cisco, MikroTik apo ekuivalent (përparësi).
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze bazike përparësi).
  • Aftësi të mira organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
  • Patentë shoferi valide dhe së paku 1 vit përvojë.

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Orari i punës prej 09:00 deri më 17:00, nga e hëna deri të premten.
  • Telefon dhe kompensim te shpenzimeve.
  • Kompjuter personal me pajisje përcjellëse.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar me ekip fantastik.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 05.12.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko

https://mercurius.co/

Shikime 1600
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC