Mercurius Consulting

Teknik i Sistemeve

	 	 

POZITA:                                 Teknik i Sistemeve

REFERENCA:                        MC-023/1-21

QYTETI:                                 Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Teknologjisë Informative, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën e Teknik i Sistemeve.                   

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëj instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të rrjetit, video vëzhgim, sistemeve të alarmit kundër zjarrit dhe vjedhjes.
  • Të bëj shtrirjen dhe instalimin e pajisjeve të rrjetave LAN, WAN dhe Caox.
  • Të jetë në gjendje të kuptojë sistemet e thjeshta softuerike për konfigurimin e sistemeve që oferton kompania.
  • Të organizojë dhe menaxhojë operacionet e përditshme, të evidentoj punët e përfunduara në terren.
  • Të kuptoj, analizoj dhe hulumtoj problemet e klientëve dhe të sjellë rekomandime për zgjidhjen e tyre.
  • Përgjegjës për edukimin e vazhdueshëm lidhur me produktet e prodhuesve të caktuar.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor).
  • Përvoja e punës në mirëmbajtjen, konfigurimin dhe zgjidhjen e problemeve të fushës relevante.
  • Njohuri në përdorimin e sistemit operativ Microsoft Windows dhe paketës Microsoft Office.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
  • Patentë shoferi valide dhe së paku 1 vit përvojë.

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Orari i punës prej 09:00 deri më 17:00, nga e hëna deri të premten.
  • Telefon dhe kompensim te shpenzimeve.
  • Kompjuter personal me pajisje përcjellëse.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar me ekip fantastik.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 05.12.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

Apliko

https://mercurius.co/

Mercurius Consulting SH.P.K. Bill Klinton B1 nr28, Prishtinë, 10000. info@mercuriusconsulting.co +38649/111-151

Shikime 782
Kategoria Informatikë
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC