VitaLand

Recepsioniste (4)

	 	 

Prishtina po bëhet me qendrën më të re tregtare! Brenda kësaj hapësire keni mundësi të vini për t’u argëtuar bashkë me më të dashurit tuaj. 

Vitaland do të jetë atraksion me lojëra nga më tërheqëset, jo vetëm për fëmijë por për të gjitha grup-moshat.

Prit edhe pak, gjithçka do të jetë gati shumë shpejt! Sepse tashmë shumë vende pune po plotësohen për t’a bërë një vend i cili do t’i japë ngjyra jetës tënde.

Keni dëshirë të punoni në një ambient dinamik? Atëherë bëhuni pjesë e ekipës sonë të VitaLand!

VitaLand hap konkurs për:

Pozita: Recepsioniste (4)

Përgjegjësitë:

  • Mirëpritja, informimi, dhe orientimi i vizitorëve,
  • Pranimi i telefonatave dhe përgjigjja në e-mail-et informuese,
  • Pranimi dhe përcjellja e porosive dhe dërgesave,
  • Punë tjera të ngjashme lidhur me pozitën.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme, e preferuar diploma universitare në drejtimet administrative, juridike apo ekonomike,
  • Të keni përvojë pune të ngjashme,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Të keni njohje të mirë të gjuhës angleze,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Të keni njohuri në përdorimin e pajisjeve të TI-së dhe programeve të MS Office,
  • Të jeni energjike, aftësi të punës nën stres.
  • Të jeni person i përshtatshëm për të bërë prezantimin e parë të kompanisë para klientit.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm "Apliko".

Shikime 4168
Kategoria Administratë
Skadon 8 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC