VitaLand

Zëvendës/e Menaxher/e

	 	 

Prishtina po bëhet me qendrën më të re tregtare! Brenda kësaj hapësire keni mundësi të vini për t’u argëtuar bashkë me më të dashurit tuaj. 

Vitaland do të jetë atraksion me lojëra nga më tërheqëset, jo vetëm për fëmijë por për të gjitha grup-moshat.

Prit edhe pak, gjithçka do të jetë gati shumë shpejt! Sepse tashmë shumë vende pune po plotësohen për t’a bërë një vend i cili do t’i japë ngjyra jetës tënde.

Keni dëshirë të punoni në një ambient dinamik? Atëherë bëhuni pjesë e ekipës sonë të VitaLand!

VitaLand hap konkurs për:

Pozita: Zëvendës/e Menaxher/e

Përgjegjësitë:

  • Udhëheq ekipin dhe koordinon punët në qendër.
  • Monitoron performancën e punonjësve dhe motivon ata për të arritur objektivat.
  • Harton, raporton dhe analizon shifrat e qarkullimit në këndin e lojërave;
  • Përmirëson nevojat e klientëve ekzistues dhe cakton targete.
  • Përpilon raporte të punës dhe raporton për ato tek menaxhmenti i lartë.
  • Krijon, mbanë dhe zgjeron bazën e klientëve.
  • Drejton trajnimet dhe zhvillimin e ekipit.
  • Ndihmon në nxjerrjen e analizave të tregut.
  • Ndihmon në punë tjera shtesë varësisht nga kërkesa e menaxherit.

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Menaxhment, Ekonomik apo të ngjashme;
  • Preferohet të keni së paku 3 vite përvojë pune në menaxhimin e këndeve të lodrave për fëmijë ose ngjashëm;
  • Të keni njohje të mirë të gjuhës angleze;
  • Të keni aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të keni aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të keni aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të keni aftësi të menaxhimit të punës në presion;
  • Të keni aftësi ndërpersonale;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm "Apliko".

Shikime 1992
Kategoria Menaxhment
Skadon 16 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC