VitaLand

Menaxhere

	 	 

Prishtina po bëhet me qendrën më të re tregtare! Brenda kësaj hapësire keni mundësi të vini për t’u argëtuar bashkë me më të dashurit tuaj. 

Vitaland do të jetë atraksion me lojëra nga më tërheqëset, jo vetëm për fëmijë por për të gjitha grup-moshat.

Prit edhe pak, gjithçka do të jetë gati shumë shpejt! Sepse tashmë shumë vende pune po plotësohen për t’a bërë një vend i cili do t’i japë ngjyra jetës tënde.

Keni dëshirë të punoni në një ambient dinamik? Atëherë bëhuni pjesë e ekipës sonë të VitaLand!

VitaLand hap konkurs për:

Pozita: Menaxhere e VitaLand

Detyrat dhe përgjegjësitë tuaja:

  • Siguron udhëheqjen efikase për kompaninë;
  • Merr vendime strategjike mbi politikat dhe planifikimin e punëve;
  • Zhvillon, implementon, dhe rishikon proceset e punës;
  • Ndihmon Departamentin e Burimeve Njerëzore me rekrutim kur është e nevojshme;
  • Ndihmon në promovimin e një kulture organizative që inkurajon performancë të lartë tek punëtorët e tjerë në Këndin e Lojërave;
  • Mbikëqyr buxhetimin, raportimin, planifikimin, dhe auditimin;
  • Siguron që të gjitha dokumentet zyrtare të jenë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore;
  • Identifikon dhe adreson mundësitë e reja;
  • Krijon dhe mirëmban marrëdhënie partneriteti me kompanitë tjera.

Kualifikimet:

  • Të keni të përfunduar Fakultetin Ekonomik, dega e menaxhimit (e preferueshme)
  • Përvojë në menaxhim – e preferueshme në menaxhimin e këndeve të lodrave për fëmijë ose ngjashëm (5 vite minimum);
  • Njohuri elementare në financa, përfshirë profitin dhe humbjen, raportimin e balancit, dhe menaxhimin e rrjedhjes së parasë;
  • Aftësi të ndërtoj raporte të mira me menaxhmentin, kolegët dhe punonjësit;
  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikimi.
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm "Apliko".

Shikime 2045
Kategoria Menaxhment
Skadon 16 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC