MindBulb Education

Mësimdhënës/e të Gjuhës Gjermane, Mësimdhënës/e të Gjuhës Angleze

	 	 

Mindbulb Education është shkollë private e cila ofron kurse të gjuhëve të huaja, kurse për mësim plotësues, kurse të matematikës si dhe kurse përgatitore për teste ndërkombëtare.

Themelimi i Mindbulb Education është nisur nga nevoja e madhe për mësimdhënie efektive në Kosovë. Si shkollë private, Mindbulb Education synim të sajin ka mësimdhënien përmes metodave më interaktive dhe bashkëkohore.

Përmes Mindbulb Education, nxënësit mësojnë programin e synuar dhe njëkohësisht zhvillohen në persona të denjë për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë dhe në tregun e punës.

Mindbulb Education është në kërkim të kandidatëve për pozitat e mëposhtme në Prishtinë:

Mësimdhënës/e të gjuhës gjermane
Mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikimi dhe përgaditja e planeve mësimore si dhe e materialeve mësimore të cilat mundësojnë mësimin aktiv.
  • Zhvillimi i njësive mësimore në mënyrë kreative dhe lehtë të kuptueshme.
  • Udhëzimi dhe monitorimi i nxënësve në përdorimin e materialeve dhe pajisjeve mësimore.
  • Ruajtja e disiplinës në përputhje me rregullat dhe sistemet disiplinore të shkollës.
  • Mbajtja dhe përditësimi i shënimeve të sakta dhe të rregullta mbi përparimin dhe zhvillimin e nxënësve.
  • Sigurimi i një larmie materialesh dhe burimesh mësimore për përdorim në aktivitetet edukative.
  • Vëzhgimi dhe vlerësimi i performancës dhe zhvillimit të nxënësit.
  • Caktimi dhe vlerësimi i punës në klasë, detyrave të shtëpisë dhe testeve.
  • Bashkëpunimi me mësimdhënës të tjerë, prindër dhe palë të interesuara si dhe marrja pjesë në takime të rregullta.

Kërkesat e profilit:

  • Njohje të shkëlqyer të fushës përkatëse.
  • Përvojë pune në fushën e mësimdhënies ose ngjashëm.
  • Energji pozitive, ambicie dhe pasion për punën
  • Kreativ/e
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.

Dërgoni CV-n tuaj në info@mindbulbedu.com

Data e fundit për aplikim: 26.11.2021

Shikime 949
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC