KosInvest

Zyrtar/e i/e Teknologjisë apo/dhe Kompani për Shërbime nga Jashtë

	 	 

KosInvest po kërkon:

Zyrtar/e i/e Teknologjisë apo/dhe Kompani për shërbime nga jashtë

Lokacioni, Prishtinë     

KosInvest është një degë e VisionFund International (VFI) e cila për më shumë se një dekadë, ka përmirësuar jetën e familjeve në nevojë në të gjithë botën në zhvillim, pasi ofrojmë kredi të vogla dhe shërbime të tjera financiare.   

Zyrtar i Teknologjisë Informative apo/dhe Kompani për shërbime nga jashtë është pozitë me kërkesat e mëposhtme:

Të ofrojë shërbime mbështetëse të TI-ve për Degët dhe Zyrat Qendrore të IMF-së në përputhje me qëllimet, objektivat dhe politikat operative të IMF-ve;

Zyrtari i TI-ve do të veprojë si një burim i menaxhimit të harduerit/softuerit dhe mbështetjes së përdoruesit. Këto përfshijnë të gjithë serverët, pajisjet e rrjetit (kompjuterët, printerët, ruterat, modemët, etj.) për të siguruar përdorimin efikas të burimeve të IMF-së për Teknologjinë e Informacionit. 

Kërkesat e pozitës

Përgjegjësitë primare:

  • Të rishiqoj dhe përditësoj politikat dhe procedurat e TI-ve;
  • Të ofrojë mbështetje për të gjithë punonjësit e IMF-së për çështjet kompjuterike të harduerit dhe softuerit;
  • Të diagnostifikoj problemin dhe organizon riparime;
  • Të vendos paisjet te teknologjise informative (TI) dhe instalimi i programeve të tjera softuerike  në degë dhe zyra qendrore;
  • Të sigurojë funksionimin dhe mirëmbajtjen e duhur të paisjeve të TI-ve;
  • Të mirëmbajë infrastrukturën e rrjetit lokal (LAN) dhe rrjetit të zonës së gjerë (WAN), të  siguroj mbështetje teknike në çdo zyrë të IMF-së KosInvest;
  • Përgjegjës për vlerësimin e rrezikut të informacionit dhe lehtësimin në rregullimin e dobësive të identifikuara për sigurinë e TI-ve në gjithë IMF-në;
  • Të kontrolloj ndërlidhjen e të gjitha burimeve të përbashkëta;
  • Të monitoroj harduerin e rrjetit dhe të përgjigjet ndaj çdo mosfunksionimi;
  • Krijon dhe ndjek planin rezervë (back-up plan) të miratuar të IMF-së dhe trajnimin e punonjësve për të njejtën;
  • Ruani nivelin e sigurisë siç përshkruhet nga Politika e TI-ve;
  • Mbështet procesin e prokurimit për paisjet e TI-ve;  

Njohuritë dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Aftësi për të vlerësuar shpejt natyrën e problemit dhe për të dhënë një zgjidhje të shpejtë dhe të saktë;
  • Aftësi për të menduar në mënyrë analitike;
  • Aftësi për të komunikuar detaje komplekse teknike në mënyrë të qartë si për personelin teknik ashtu edhe për atë jo-teknik;
  • Aftësi të aranzhoj detyrat sipas priorietit;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe pune ekipore;

Kërkesat profesionale:

  • Diplomë universitare në Shkencat Kompjuterike / Informatike ose të ngjashëm;
  • Preferohet certifikim relevant në fushën e TI-së dhe përvojë paraprake me SQL;
  • Së paku një (1) vit përvojë pune me bankat, institucionet financiare ose të ngjashme;
  • Njohuri pune të gjuhës angleze. 

Preferohet eksperienca në fushat e mëposhtme

  • Administrator i rrjetit, teknologjia dhe konfigurimi;
  • Aplikimi i sistemeve rezervë;
  • Mirëmbajtja e standardizuar e softuerit;
  • Parimet e projektimit të bazës së të dhënave;

Do të kontaktohen vetëm kandidatët/kompanitë e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat dhe diplomat e shkollimit i dërgoni në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 28 Nëntor 2021  

Shikime 1459
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC