Medimax

Vende te lira pune (3)

	 	 

Kompania farmaceutike MEDIMAX SH.P.K shpall konkurs për vende të lira të punës:

  1. Asistent(e) për Çështje Rregullative – 1 Pozitë
  2. Përfaqësues(e) mjekësor – 1 Pozitë
  3. Asistent(e) për financa dhe kontabilitet – 1 Pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën 1:

  • Shqyrtimi, përgatitja dhe mirëmbjatja e dokumentacionit përkatës për regjistrim, ripërtëritje, variacione të produkteve medicinale pranë AKPPM-së
  • Koordinimi me prodhuesit, partnerët tjerë dhe AKPPM-në, sipas rekomandimeve ligjore dhe procedurale të regjistrimit të produkteve medicinale.

Kualifikimet për pozitën 1:

  • Diplomë universitare në Farmaci apo absolvent i/e farmacisë;
  • E preferuar përvoja e punës në pozitë të ngjajshme;
  • Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri rreth programeve kompjuterike (Word, Excel, Power Point);
  • Të ketë shkathtësi të mira komunikuese, organizative dhe planifikuese;
  • Të ketë patentë shofer, Kategoria B.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën 2:

  • Promovim profesional i produkteve medicinale të kompanisë me mjekë, farmacistë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë;
  • Organizim i promocioneve për produktet e kompanisë përmes prezantimeve apo konferencave;
  • Përgatitje e analizave të tregut;
  • Organizim dhe përcaktim i dizajneve të posterave dhe të broshurave;
  • Promovim i imazhit të kompanisë.

Kualifikimet për pozitën 2:

  • Diplomë universitare në Farmaci apo Mjekësi
  • E preferuar përvoja e punës në pozitë të ngjajshme;
  • Të ketë njohuri të fushës së marketingut, hulumtimit të tregut
  • Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri rreth programeve kompjuterike (Word, Excel, Power Point);
  • Të ketë shkathtësi të mira komunikuese, organizative dhe planifikuese;
  • Të ketë patentë shofer, Kategoria B.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën 3:

  • Regjistrimi i faturave të blerjeve, shpenzimeve, importeve në sistem;
  • Regjistrimin dhe mirëmbatjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime etj;
  • Menaxhimi i porosive/kërkesave, pagesave dhe barazimeve
  • Ndihmë në përgatitjen e librave tregtar, konfirmimin e tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimin e çështjeve me rëndësi;
  • Hartimin e raporteve të ndryshme sipas kërkesës.

Kualifikimet për pozitën 3:

  • Diplomë universitare në ekonomi, administrim/menaxhim biznesi ose lëmi të ngjajshme apo kualifikim ekuivalent professional;
  • E preferuar përvoja e punës në pozitë të ngjajshme;
  • Të ketë njohuri të trendeve aktuale financiare dhe kontabilitetit;
  • Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri rreth programeve kompjuterike (Word, Excel, Power Point);
  • Të ketë shkathtësi të mira komunikuese, organizative dhe planifikuese;

Vendi i punës: Prishtinë

Konkursi mbetet i hapur deri më 30.11.2021.

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozitën për të cilin aplikoni, në e-mail adresën: info@medimax-ks.com. Kandidatët e përgjedhur do të ftohen në intervistë.



Shikime 3185
Kategoria Farmaci
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC