Banka për Biznes

Menaxher i Sektorit Ligjor (m/f)

	 	 

Menaxher i Sektorit Ligjor (m/f)

Kualifikimet:

  • Kualifikim universitar BA në Juridik, preferohet kualifikimi pasuniversitar MA, dhe/apo provimi i jurisprudencës;
  • Të paktën pesë (5) vite përvojë pune në fushën juridike;
  • Aftësi të shkëlqyera hulumtuese, përgatitje të raporteve dhe prezantimeve;
  • Përgatitje profesionale dhe aftësi të shkëlqyera të përgatitjes së lëndëve në procedura gjyqësore në të gjitha instancat, duke përfshirë por mos u kufizuar në paditë, përgjigje në padi, përgjigje në ankesa, kallëzimet penale etj.;
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, përcaktim të prioriteteve dhe menaxhim të projekteve;
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe të folur, në mënyrë të qartë dhe të saktë;
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përgjegjësitë:

  • Ndihmon në përpilimin e strategjisë dhe objektivave të Departamentit Ligjor;
  • Merr pjesë në implementimin dhe realizimin e planit të biznesit të Bankës;
  • Bënë hulumtime ligjore me kërkesë të Udhëheqësit të Departamentit Ligjor;
  • Përcjell ndryshimet në legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e aplikueshme;
  • Zhvillimin e planeve konkrete lidhur me rastet gjyqësore, duke përfshirë por mos u kufizuar në paditë, kallëzimet penale etj. në mënyrë që Banka të përfaqësohet dhe të mbrohet në formën më të mirë ligjore;
  • Në bashkëpunim me departamentet relevante përgatit raport dhe bënë provizionimin e padive ndaj Bankës duke respektuar afatet e procedurave dhe politikave në fuqi;
  • Në mënyrë të pavarur mirëmban/përditëson raportin për kreditë problematike si dhe raportin për rastet gjyqësore, duke përfshirë por mos u kufizuar në paditë dhe kallëzimet penale si dhe përgatit raporte të veçanta sa herë që i kërkohet nga Udhëheqësi i Departamentit Ligjor;
  • Në mënyrë të pavarur harton dhe zhvillon plane konkrete për të shtyrë rritjen e kthimeve nga kreditë problematike për të përmbushur objektivat e planit të biznesit;
  • Zbatimin e politikave dhe procedurave të Bankës në nivel të zyrës qendrore dhe degëve;
  • Zbatimin e rekomandimeve të auditorëve të brendshëm, auditorëve të jashtëm dhe ekzaminueseve të BQK-së;
  • Zbatimin në koordinim me stafin brenda zyrës dhe me Udhëheqësin/en e Departamentit Ligjor;
  • Përpilon/rishikon kontratat me palë të treta në gjuhën shqipe dhe angleze në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesa që ka Banka;
  • Ngritjen profesionale të stafit të zyrës qendrore dhe degëve, ku në bashkëpunim me divizionet/sektorët tjera kujdeset për organizimin e trajnimeve të nevojshme;
  • Dhënien e këshillave dhe instruksioneve ligjore nga korniza ligjore e aplikueshme;
  • Komunikimi adekuat me gjykatat dhe palët tjera;
  • Përfaqësimin sipas autorizimeve të Udhëheqësit/es të Departamentit Ligjor pranë gjykatave, organeve administrative, policisë, prokurorisë, institucioneve qeveritare dhe jo qeveritare;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 25 Nëntor 2021.

Shikime 1146
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC