Protec

Arkitekt/e (2), Inxhinier/e i/e ndërtimtarisë apo makinerisë (2), Menaxher i deposë

	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

PROTEC hapë konkurs për vende të lira të punës.
Nëse jeni person kreativ, i motivuar, e mbi të gjitha i vëmendshëm ndaj detajeve, aplikoni për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.

Vendi i punës: Gjilan, Kosovë

Si rezultat i rritjes së kërkesës për shërbimet që ofron, PROTEC kërkon kandidat të motivuar që të aplikojnë për këto vende pune:

  1. Arkitekt/e – 2 Pozita (Një arkitekt/e me përvojë pune dhe një praktikant/e);
  2. Inxhinier/e i/e ndërtimatrisë apo makinerisë – 2 Pozita (Një inxhinier/e me përvojë pune dhe një praktikant/e);
  3. Menaxher i deposë – 1 Pozitë.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën 1 dhe 2:

  • Mbikëqyrja dhe menaxhimi i ekzekutimit të projekteve në terren;
  • Matja dhe vizatimi teknik i gjendjes ekzistuese të hapësirave në terren;
  • Kalkulimi i kostove dhe llogaritja e materialeve;
  • Menaxhimi i projekteve të kontraktuara;
  • Përgaditja e raporteve ditore, javore dhe mujore për punët e përfunduara sipas kërkesave të punëdhënësit.

Kualifikimet për pozitën 1 dhe 2:

  • Diplomë universitare Bachelor apo Master në drejtimin përkatës;
  • Përvojë pune paraprake në fushën e ngjashme;
  • Të ketë njohuri rreth programeve ArchiCad, AutoCAD dhe Microsoft Office;
  • Të ketë  njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë patentë shofer, Kategoria B.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën 3:

  • Menaxhon në mënyrë strategjike depon në përputhje me politikat dhe vizionin e kompanisë;
  • Mbikëqyr operacionet e pranimit, deponimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes së materialeve;
  • Rregullon hapësirën e punës dhe siguron përdorimin efikas të saj;
  • Respekton të gjitha kërkesat e legjislacionit për deponimin, trajtimin dhe transportin e produkteve;
  • Ruan standardet e higjienës, sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës;
  • Menaxhon kontrollin e stokut dhe bënë barazimin me sistemin e ruajtjes së të dhënave.

Kualifikimet për pozitën 3:

  • Preferohet diplomë universitare në logjistikë, menaxhim të zinxhirit të furnizimit ose administrim biznesi;
  • Preferohet përvojë në përdorimin e sistemeve kompjuterike të menaxhimit të deposë dhe databazave;
  • Të ketë  njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe sistemimi;
  • Të ketë patentë shofer, Kategoria B.

Konkursi ështe i hapur deri më datën: 20.11.2021

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në e-mail: info@protec-ks.net ose në zyret tona në rrugën Ramiz Cërnica nr.140 në Gjilan. Për informata kontaktoni në numrin: 045 305 871

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 2243
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC