Oxa Group

Account Manager

	 	 

Kompania OXA-Group me seli në Ferizaj, është në kërkim të personave entuziast dhe kreativ per plotësimin e pozitës:

Account Manager  (1 pozitë).

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Qëndron si pika e pare e kontaktit për klientët dhe furnitorët për te adresuar dhe përgjigjur kërkesave te tyre ;
  • Menaxhon stoqet e materialeve dhe mallrave  në bashkëpunim me depoistin;
  • Menaxhon dhe mirëmban portofolion e klientëve dhe furnitorëve;
  • Mban evidenca në kohë reale lidhur me transaksionet dhe gjendjet financiare te kompanisë ne raport me bashkëpunëtorët;
  • Kujdeset që nivelet e stokut ne vazhdimësi te jene sipas parametrave te kompanisë;
  • Hulumton tregun vendor dhe ndërkombëtar për materiale te reja ne fushën e industrisë së drurit;
  • Analizon kostot e shpenzimeve me qellim te rritjes së efiqiences në kuptim financiar dhe kohor;
  • Monitoron pagesat e klientëve dhe sigurohet që të njëjtat janë realizuar sipas marrëveshjes
  • Identifikon dhe adreson problemet operacionale dhe mundësitë për tejkalimin e tyre;
  • Si dhe detyra tjera të lidhura me natyrën e punës që kërkohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Te ketë te mbaruar te paktën studimet bachelor;
  • Të ketë njohuri dhe përvojë të dëshmuar në këtë fushe apo fusha te ngjashme ;
  • Të flas dhe të shkruaj gjuhen turke në nivel C1/C2;
  • Njohja e gjuhës angleze apo serbe përbën përparësi;
  • Te jete i gatshëm dhe mos ketë pengesa ligjore për të udhëtuar jashtë vendit ;
  • Te ketë aftësi te larta te komunikimit dhe negocimit .

Çka ofron kompania:

  • Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi;
  • Mundësi avancimi në karrierë;
  • Veture ne shërbim ;
  • Pagë mbi mesataren;
  • Bonuse vjetore;

Si te aplikoni:

Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: hr@oxa-group.com, me titull në subject:  Account  Manager .

Aplikimi  është i hapur deri më 30/12/2021.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen në intervistë.

Shikime 1154
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC