Premium Bakery

Agjent/e i/e Shitjes (3)

	 	 

Kompania Premium Bakery eshte kompani prodhuese vendore me pervoje shumevjeqare ne industrine e ushqimit me prodhimin e varieteteve te ndryshme te produkteve te miellit.

Ne ofrojme buke dhe pjekurina te tjera te kualitetit shume te larte te cilat jane te certifikuara dhe vleresuara sipas standardeve me te larta nderkombetare.

Me qellim te zgjerimit te rrjetit te shitjes ne ju ftojme te gjithe te interesuarit te aplikojne per poziten ne vijim :

Agjent/e i/e shitjes (3)

Detyrat kryesore:

  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
  • Rekruton kliente të ri dhe sigurohet që sherbimi ndaj klientëve te jetë ne nivelin me të larte
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
  • Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin perkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
  • Kontrollon cilesine e mallit të lënë tek klienti, nën palimin e mallit dhe kthimin ne rast të dëmtimit apo skadimit të afatit.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që  i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
  • Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur ;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Patentë të vozitjes, kategori B

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: administrata@premiumbakery.net

Vetem kandidatet qe hyjne ne rrethin e ngushte do te njoftohen permes telefonit dhe do te ftohen ne interviste.

Konkursi mbetet i hapur nga data 08/11/2021 – 30/11/2021

Shikime 1884
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC