SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë - Artikuj Ushqimor dhe Material Higjienik me Shumicë/ Furnizim në Baza Mujore

	 	 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Femijëve Kosovë fton të gjitha kompanitë e specializuara në kuadër të të gjitha projekteve që të ofertojnë për:

Artikuj ushqimorë dhe material higjienik me shumicë/ furnizim në baza mujore

Të interesuarit mund të marrin listën e specifikimit të kërkesës së cekur më lartë çdo ditë pune në email adresën: procurement1@soskosova.org deri me daten: 07.12.2021

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Çertifikatën e biznesit /NUI Vërtetimin Tatimor
  • Çmimet të kuotohen në EURO pa TVSH Së paku 2 Referenca për furnizime
  • Kompania duhet t’i ketë të gjitha paisjet dhe logjistikën e nevojshme për ofrimin e artikujve deri në lokacionin tonë po qe se kërkohet (te ceken)

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 1 muaj (30 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë Kompania duhet të ketë mallin e kontrolluar nga organi kompetent

Data e fundit për dorëzimin e ofertës së kompletuar është: 08.12.2021

Ofertat duhen të dorëzohen në 2 kopje në pliko (zarf) të mbyllur dhe të shkruara në te: (Oferta për Artikuj ushqimorë dhe higjienik me shumicë) në SOS Fshatrat e Fëmijëve,Velani Rr. “1 Tetori” p.n. çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00

Çdo pyetje shtesë rreth kësaj Ftese për Ofertë mund ta adresoni në: procurement1@soskosova.org

Shikime 593
Kategoria
Skadon 7 ditë
Orari
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC