SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë - Furnizim me Barna dhe Medikamente Mjekësore

	 	 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë fton ofertuesit e kualifikuar në kuadër të të gjitha projekteve; që të ofertojnë për:

Furnizim me Barna dhe Medikamente Mjekësore

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI,
  • Vërtetimin Tatimor,
  • Cmimet në ofertë duhet të kuotohen në euro pa TVSH.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë.

Kompania duhet të ketë mallin e kontrolluar nga organi kompetent.

Të interesuarit mund të marrin listën e specifikuar të barnave dhe medikamenteve sipas Ftesës për Ofertë, cdo dite pune në email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën: 07.12.2021

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës janë:

  1. Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës
  2. Pas përmbushjes së specifikacionit, cmimi më i volitshëm

Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë dëshmi se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale

Ofertuesit e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në zarf (2 kopje) të nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuar: “OFERTA PER FURNIZIM ME BARNA DHE MEDIKAMENTE MJEKESORE” Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 08.12.2021 në zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani “1 Tetori” p.n. Prishtinë cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Shikime 936
Kategoria Të tjera
Skadon 3 ditë
Orari
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC