Zyra e Kryeministrit

Zyrtar i Lartë për Planifikim të Politikave

Shpërndaje
	 	 

ZYRA E KRYEMINISTRIT vazhdon afatin e konkursit për këtë vend të  punës:

Një (1) Zyrtarë i Lartë për Planifikim të Politikave

Numri i referencës: ZKM-ZPS-005

Koeficienti: 8

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Zyrës për Planifikim Strategjik kryen detyrat dhe përgjegjësitë si vijojnë:

  • Merr pjesë në identifikimin, shqyrtimin dhe përpilimin e politikave të Qeverisë, veçanërisht në fushat e politikave ekonomike;
  • Ofron këshilla në mënyrë që dokumentet strategjike dhe planifikuese të zhvilluara nga Qeveria të jenë në pajtim me prioritetet e  përgjithshme të Qeverisë, përfshirë edhe obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian, si dhe siguron konsistencën dhe ndërlidhjen mes tyre;
  • Përfaqëson Zyrën për Planifikim Strategjik në proceset kryesore planifikuese të Qeverisë dhe në veçanti siguron që prioritetet dhe politikat e Qeverisë të pasqyrohen në dokumentet operacionale vjetore, afatmesme si dhe në planifikimin buxhetor të Qeverisë;
  • Koordinon punën mes agjencive përkatëse të qeverisë për të siguruar koordinimin dhe integrimin e politikave me objektiva afat-gjata;
  • Ofron këshilla në lidhje me rekomandimet që vijnë si pjesë e koncept dokumenteve, të cilat dorëzohen për shqyrtim në Mbledhjen e Qeverisë, dhe që ndërlidhen drejtpërdrejt me politikat dhe prioritetet e Qeverisë;
  • Jep kontributet për Planin dhe Raportin Vjetor të Qeverisë nga pikëpamja strategjike dhe e politikave të Qeverisë;
  • Kryen analizat për politikat për probleme ndër-sektoriale, të cilat janë njëkohësisht prioritete qeveritare;
  • Ofron ndihmë ministrive për proceset që janë të ndërlidhura me zhvillimin e politikave,
  • Sipas kërkesës së Drejtorit, jep këshilla ad hoc mbi çështje strategjike të politikave dhe kryen detyra tjera të ndërlidhura me përshkrimin e punës.

   Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë ose ndonjë fushe tjetër përkatëse nga shkencat shoqërore.
  • Përvojë pune përkatëse profesionale së paku tri (3) vite në institucionet e Kosovës, në organizata qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare, që veprojnë në Kosovë ose jashtë saj, ose organizata tjera relevante vendore;
  • Njohuri të mira të procesit politikbërjes dhe të planifikimit të përgjithshëm strategjik në kuadër të Qeverisë së Kosovës, si dhe të procesit të integrimit evropian.
  • Kapacitet intelektual për të kuptuar sfidat ekonomike, sociale dhe të politikave me të cilat ballafaqohet Kosova;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në hartimin e dokumenteve strategjike, politikave, planeve, analizave, raporteve dhe dokumenteve tjera qeveritare;
  • Aftësi të mira organizative, koordinimi, komunikimi, si dhe aftësi për të punuar nën presionin e kohës;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në të shkruar dhe të folur të gjuhës shqipe ose serbe (preferohet të dyja) dhe të gjuhës angleze;
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht në programet e Microsoft Office-it.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : http://www.kryeministri-ks.net/; http://www.kryeministri-ks.net/zck/.

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i IV, zyra nr. 406.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.

Vazhdohet afati i konkurrimit  edhe 7 ditë kalendarike, nga data  08/02/ 2019 deri me datë 14/02/ 2019, deri në orën 16:00.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

 

TAGS: Zyra e Kryeministrit te KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 498
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC