Management Development Associates (MDA)

Thirrje për Shprehje Interesi për Ekspertë

	 	 

THIRRJE PËR “SHPREHJE INTERESI PËR EKSPERTË”

A jeni ekspert në njërën nga këto fusha me mbi 5 vjet përvojë profesionale dhe aftësi për të punuar në gjuhën angleze?

  • Planifikimi i Biznesit,
  • Komunikimi Strategjik,
  • Procedurat e Tregtisë, Doganave, Eksportit dhe Importit,
  • Menaxhimi Financiar,
  • Menaxhimi i Burimeve Njerëzore,
  • Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit,
  • Biznesi Ndërkombëtar,
  • Çështje Ligjore,
  • Menaxhimi & Udhëheqja,
  • Aftësi të buta,
  • Marketing,
  • Media Sociale,
  • Shitja,
  • Menaxhimi Publik,
  • Reforma e Administratës Publike,
  • Marrëdhëniet me Publikun,
  • Sigurimi i Cilësisë,
  • Hulumtimi dhe mbledhja e të dhënave,
  • Menaxhimi i rrezikut,
  • Trajnimi i stafit,
  • Mbështetje për bizneset start-up,
  • Taksat,
  • Analiza e të dhënave,
  • Menaxhimi i Projekteve,
  • Kontabilitet,
  • Sistem Bankar,
  • Menaxhimi i Eventeve,
  • Të tjera (ju lutem specifikoni).

Nëse po, atëherë mund të konsideroni t'i përgjigjeni thirrjes së MDA për ekspertë.           

MDA mund të ketë nevojë për ekspertizën tuaj gjatë implementimit të projekteve, aktiviteteve, konferencave ose trajnimeve. MDA mund të kërkojë mendimin tuaj për projekte të veçanta.

Databaza e Ekspertëve të MDA

Kjo databazë e dhënave është e hapur për ekspertët që dëshirojnë të kontribuojnë në punën, misionin dhe vizionin e Management and Development Associates (MDA) në çështje specifike, projekte të ndryshme, si dhe të angazhohen në aktivitete dhe ngjarje të ndryshme të MDA.

Procesi i aplikimit

Të gjithë individët me një zotërim shumë të mirë të gjuhës angleze, me një diplomë universitare në një fushë përkatëse (mundësisht në nivelin pasuniversitar) dhe me një përvojë të kënaqshme të paktën 5 (pesë) vjet në një ose maksimum dy nga fushat tematike ku MDA funksionon, ftohen të regjistroheni në databazën e ekspertëve në MDA.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:

  • Një CV të detajuar që siguron dëshmi se ata posedojnë aftësitë e nevojshme dhe përvojën profesionale.
  • Një propozim financiar.

Formulari i aplikimit është në dispozicion në linkun: https://forms.gle/a7FivfiSp752XsQo9

Pas aplikimit online, aplikimet do të vlerësohen nga MDA dhe aplikantët do të njoftohen më pas për pranimin e aplikacioneve të tyre dhe përfshirjen e tyre në databazën e ekspertëve dhe trajnerëve në MDA.

Regjistrimi nuk do të thotë që automatikisht do të kontraktoheni. Kjo do të varet nga nevojat e biznesit tonë dhe përmbushja e disa kërkesave formale.

Për çdo pyetje ose sqarim, ju lutemi na kontaktoni në: hr@mda.al

Njoftim ligjor: Databaza e ekspertëve do të krijohet dhe mirëmbahet për përdorim të brendshëm të MDA dhe nuk do të jetë e arritshme për publikun. MDA do të trajtojë informacionin e marrë në përputhje me politikën e privatësisë.

Aplikantët duke aplikuar në databazën e ekspertëve dhe trajnerëve MDA deklarojnë vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe bien dakord që MDA mund të kërkojë në çdo kohë dokumente me shkrim që mbështesin këtë informacion. Në rast të zbulimit se informacioni është i pasaktë MDA rezervon të drejtën të fshijë informacionin nga databaza. Ekspertët dhe trajnerët e pranuar të MDA pajtohen që informacioni i dhënë në databazën e MDA mund të përdoret për qëllime të brendshme të MDA. Çdo ekspert lejohet të tërheqë emrin e tij/saj nga databaza duke dërguar një e-mail në adresën e mëposhtme: hr@mda.al

Afati i fundit per aplikim: 30.11.2021

Shikime 2409
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC