Save The Children

Mobilizues/e të Komunitetit për Zhvillim dhe Kujdes në Fëmijëri të Hershme (2) (Gjakovë, Prizren)

	 	 

Ftesë për aplikim (Ri-Shpallje)

Dy (2) Mobilizues/e të Komunitetit për Zhvillim dhe Kujdes në Fëmijëri të Hershme (ZHKFH)

  1. Historiku

Save the Children është organizatë udhëheqëse botërore e pavarur për fëmijët. Vizioni i saj është një botë në të cilën çdo fëmijë ka të drejtën e mbijetesës, mbrojtjes, zhvillimit dhe pjesëmarrjes. Misioni i saj është të frymëzojë përparime në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe të arrijë ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre. 

  1. Qëllimi dhe afati kohor

Save the Children në Kosovë në kuadër të projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Zhvillimin dhe Kujdesin në Fëmijëri të Hershme në Kosovë”, financuar nga Save the Children Itali, kërkon dy (2) Mobilizues/e të Komunitetit për Zhvillim dhe Kujdes në Fëmijëri të Hershme (ZHKFH) nga një (1) në lokacionet si më poshtë:

  1. Sheremet (Gjakovë)
  2. Krajk (Prizren)

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në Termat e Referencës 

Mobilizuesit/et e komunitetit do të angazhohen me marrëveshje për shërbime gjatë periudhës nëntor 2021 deri më 30 qershor 2023.

  1. Kualifikimet e kërkuara
  • Banor/e i/e komunitetit në lokacionin përkatës dhe njohës/e i/e gjuhës së shumicës së fëmijëve të cilët do të ndjekin qendrën me bazë në komunitet për KZHFH.
  • Përvojë e dëshmuar në punë komunitare.
  • Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore.
  • Njohje bazë e kompjuterit (interneti, email, word, excel).
  • Diploma e Fakultetit të Edukimit apo ngjashëm konsiderohet si përparësi.
  1. Aplikimi

Kandidatë/et e interesuar/a ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim në scik@savethechildren.org jo më vonë se 03.11.2021 në ora 16:00 duke cekur në titull të emailit lokacionin për të cilin aplikoni:

  1. CV,
  2. Letër motivimi,
  3. Diploma e shkollës së mesme/Diploma e Universitetit.

Shikime 617
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC