Shpërndaje
	 	 

Ministria e Integrimit Evropian

Divizioni i Burimeve Njerëzore 

Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovësdhe në Ligjin Nr. 04/L-077përMarrëdhëniet e Detyrimeve,me qëllim të ofrimit të shërbimeve të veçanta, bën:

Shpallje të Konkursit Publikpër Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Emri i Institucionit:  

Ministria e Integrimit Evropian

Njësia Organizative:

Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Titulli i punës:          

Zyrtar i IT-së

Numri i referencës:    

03/2019/DFSHP/MIE

Niveli i pagës:           

E negociuar

Raporton te:             

Udhëheqësi i Divizionit të IT-së dhe Shërbimeve Logjistike

Lloji i kontratës:         

Marrëveshje për Shërbime të Veçanta – (MSHV)

Kohëzgjatja e kontratës:

Gjashtë (6) muaj 

Orari i punës:            

I plotë

Numri i ekzekutuesve:

1 (një)

Vendi:                        

Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • ofron përkrahje profesionale zyrtarëve të Divizionit të IT-së dhe Shërbimeve Logjistike;
  • përcjell dhe ofron përkrahje profesionale në fushën e teknologjisë lidhur me përditësimin e programeve në fushën e teknologjisë dhe informimit;
  • përgatit raporte të ndryshme lidhur me inventarizimin e pajisjeve të teknologjisë;
  • përcjell aktivitetet me rendësi në procesin e digjitalizimit të ngjarjeve në fushën e integrimit Evropian dhe bënë monitorimin e tyre;
  • angazhohet në përgatitjen e raporteve të ndryshme në kuadër të Divizionit të IT-së dhe Shërbimeve Logjistike.

Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera  që kërkohen për ketë vend  të punës)

  • Shkolla e mesëm, kurse të certifikuara dhe së paku një vit(1) përvoje pune;
  • Njohuri profesionale në fushën e programit Access;
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të bashkëpunuar me stafin e nivelit administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;
  • Aftësi për përmbushjen te detyrave dhe punëve nen presion;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyravedhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin:

Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077,Për Marrëdhëniet e Detyrimeve.  Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Procedurat e konkurrimit:

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm.

Paraqitja e kërkesave:

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Integrimit Evropian/Divizioni për Burime Njerëzore, zyra nr. 909 kati X, ndërtesa e qeverisë,” Sheshi Nëna Terezë”, Prishtinë, ose mund të shkarkohen në ueb-faqen http://www.mei-ks.net/

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni Divizionine Burimeve Njerëzore në Tel. 038 200 27062, prej orës 8:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike, nga dita e publikimit, që nga data: 05.02.2019 deri më 12. 02.2019,që konsiderohet dita e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 2 ditësh; aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.

Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen!

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë nëpërmjet telefonit. Ministria e Integrimit Evropian, mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

 

TAGS: Ministria e Integrimit EvropianPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 568
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC