Trosha

Banakier/e (2), Kamarier/e (2)

	 	 

TROSHA SH.P.K., është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e kompanisë sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në pikën tonë Trosha 3, në lagjen Bregu i Diellit, Prishtinë. Pozitat e hapura janë:

BANAKIER/E (x2) DHE KAMARIER/E (x2)

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • Të ketë përvojë pune të mëparshme në këto pozita.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofrojmë ne:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën info@trosha.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të dërgojnë CV-të në letër, në pikën tonë Trosha 2, Rr. Rexhep Luci nr. 13/2.

Afati i fundit për aplikim është data 5 nëntor 2021, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

TROSHA SH.P.K. ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 1488
Kategoria Gastronomi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC