Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Drejtor/e - Galeria Kombëtare e Kosovës

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova / Republic of Kosovo

Qeveria-Vlada-Government

Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/Ministarstvo Kulture, Omladine i Sporta

Ministry of Culture, Youth and Sports

DIVIZIONI I BURIMEVE NJERËZORE /DIVISION OF HUMAN RESOURCES / DIVIZIJA LJUDSKIH IZVORA

Bazuar në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57 , Statutit te Galerisë Kombëtare të Kosovës-GKK dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit shpall :

KONKURS    PUBLIK

Titulli i pozites-Drejtor/Drejtore

Institucioni: Galeria Kombëtare e Kosovës-GKK

Kategoria Funksionale /Koeficienti : 10

Numri i Referencës:

Kodi:

Vendi: Prishtinë

Drejtori është udhëheqës dhe organ ekzekutiv i Galerisë Kombëtare të Kosovës;

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  1. Drejtori organizon dhe udhëheqë me punën dhe veprimtarinë e GKK-së, prezanton dhe e përfaqëson institucionin, ndërmerr të gjitha veprimet juridike në emër dhe për llogari të institucionit, e përfaqëson institucionin në gjykata dhe në organe të tjera të administratës publike;
  2. Drejtori është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së institucionit –GKK-së;
  3. Drejtori udhëheq punën e gjithëmbarshme dhe organizative të GKK-së dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë së institucionit.
  4. Drejtori do të implementojë projektet që kanë të bëjnë me Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe do të planifikojë respektivisht aktivitetet relevante në fushën e Artit në koordinim me Divizionin e Arteve Vizuale dhe Skenike- Muzikore në Departamentin e Kulturës;
  5. Drejtori, pa autorizim të veçantë të këshillit drejtues apo të themeluesit të institucionit, përkatësisht të organit të cilin e ka caktuar themeluesi, nuk mund të paraqitet si palë e dytë kontraktuese dhe të lidhë kontrata me institucionin në emër të vet dhe për llogari të vet, në emër të vet dhe për llogari të personave të tjerë apo në emër të tjerëve dhe për llogari të personave të tjerë;
  6. Drejtori i GKK-së mund ta autorizojë personin tjetër për ta përfaqësuar institucionin në qarkullimin juridik. Autorizimin mund ta jep vetëm brenda suazave të kompetencave të tij;
  7. Drejtori do të punojë dhe bashkëpunojë me profesioniste kombëtar dhe ndërkombëtar për ti arritur objektivat në zhvillimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës;
  8. Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Këshillit Drejtues do të koordinojë përgatitjen e projekteve për hulumtime nga stafi i tij profesional, për të krijuar mjete financiare nga fondet ndërkombëtare për GKK-në;
  9. Drejtori për punën e vet i përgjigjet drejtë për së drejti Këshillit Drejtues të GKK-së, përkatësisht Departamentit të Kulturës –MKRS.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë

  1. Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë:

1.1 të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

1.2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

1.3. të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;

1.4. të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;

1.5. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;

1.6. të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kualifikimet dhe Përvoja:

  1. Diplomë Universitare;
  2. Duhet të ketë shtate (7) vite përvojë pune, duke përfshirë kater (4) vite përvojë pune në vende udhëheqëse;
  3. Kandidati duhet të prezantoj projektin për zhvillimin e Galerisë Kombëtare në Kosovë;
  4. Aftësi për të udhëhequr një ekip ose grupe punuese;
  5. Aftësi negociuese dhe bindëse për të përfaqësuar interesat e Institucionit;
  6. Të ketë fleksibilitet në analizimin dhe vlerësimin e çështjeve;
  7. Të jetë në gjendje të punojë nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune;
  8. Njohja e domosdoshme të gjuhëve zyrtare të Kosovës në të folur dhe të shkruar;
  9. Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  10. Njohuri e punës me kompjuter, Word, Excel;
  11. Vërtetimi që nuk është nën hetime.

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: Bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publik, Nr.06/L-114, Ligjin Nr. 02-L-57 për Institucionet e Kulturës, Statutit te Galerisë Kombëtare të Kosovës-GKK dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Mandati i Drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës është (4) katër vjet, me mundësi rizgjedhjeje.

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, zgjidhet me konkurs publik, të cilin e shpallë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Data e njoftimit në web faqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 21.09.2021 deri me dt.20.10.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 21.10.2021 deri me datën 04.11.2021.

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKRS-se.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/).

Shikime 1741
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC