Banka Ekonomike

Analist Kredie për NVM, Mikro dhe Agro Kredi

	 	 

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Analist Kredie për NVM, Mikro dhe Agro Kredi

  • Nëndega Vushtrri  (1 vend pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Të prezantoj produktet dhe shërbimet e Bankës në mënyrë aktive;
  • Të identifikoj klientë potencial dhe të mirëmbajë marrëdhëniet me klientë eksiztues;
  • Përgjegjës për analizimin e rasteve kreditore dhe përgatitjen e pasqyrave financiare për klientët;
  • Indentifikimin e Agro Bizneseve në regjionin ku operon përmes promocioneve dhe vizitave të klientët potencial dhe ekzistues të biznesit;
  • Të inicoj dhe kompletoj aplikacionet për shërbime kreditore dhe prezenton ato tek komitetet përkatëse;
  • Mirëmban kualitetin e portfolios kreditore në mënyrë efektive dhe ndërmerr hapat e nevojshëm për parandalimin e vonesave;
  • Bën analiza/hulumtime për sektorin e Agros dhe i prezanton ato para menaxhementit të degës;
  • Bashkëpunon ngusht me Departamentin për Biznes dhe Agro për zhvillimin e portfolios kreditore drejt arritjes së objektivave të përcaktuara;
  • Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave dhe procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura, performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet;

  • Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Bujqësisë ose Administrim të Biznesit;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare;
  • Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
  • Përvoj ne Agro-Biznese;
  • Të jetë i gatshëm për punë në teren;
  • Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com

Afati i aplikimit është deri më datë 29 Tetor 2021 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Shikime 1043
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Vushtrri
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC