Caritas

Thirrje për Aplikime për Agrobizneset në Komunën e Prishtinës

	 	 

Thirrje për Propozime

për Agrobizneset nga Komuna e Prishtinës për mbështetjen e zinxhirëve të përzgjedhur të vlerës sipas qasjes së zhvillimit të sistemit të tregut

Udhëzime për aplikantët

Programi i financuar nga ADC-ja me numër 8191-00/2019

Afati për dorëzimin e aplikacioneve

 15.11.2021, ora 16:00

Thirrje për Aplikim

për organizatat që të zbatojnë prioritetet e projektit dhe të investojnë në përforcimin e zinxhirëve të përzgjedhur të vlerës

  1. Sfondi

Që nga muaji nëntor i vitit 2020, Caritas Zviceran (CaCH) ka zbatuar projektin “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED), i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe i bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera. Projekti ka për qëllim të promovojë sisteme më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të tregut përmes rritjes së prodhuesve dhe akterëve të tregut si dhe rritjes së të ardhurave dhe produktivitetit të tyre, duke kontribuar kështu në uljen e varfërisë së popullsive rurale, veçanërisht grave dhe grupeve shoqërore të margjinalizuara në komunën e Prishtinës.

Bazuar në kërkesat e tregut dhe sipas analizës së plotë, CaCH ka identifikuar tre zinxhirë të vlerave/sisteme tregu si nën sektorë bujqësorë që kanë potencial të mjaftueshëm për rritje gjithëpërfshirëse ekonomike, ekologjike, të ndjeshme ndaj gjinisë dhe zvogëlimin e varfërisë:

  • Produkte Pyjore Jo-drusore (PPJD) dhe Bimë Mjekësore dhe Aromatike (BMA),
  • Fruta manore (mjedra, dredhëza, boronica) dhe
  • Përpunimi shtëpiak i perimeve dhe pemëve.

Projekti SIRED - përmes Qasjes për Zhvillimin e Sistemit të Tregut (ZHST) - u siguron akterëve të tregut zgjidhje që i përgjigjen kufizimeve sistemike dhe arsyeve të tyre themelore. Shumica e shkaqeve të mos arritjes së performancës së kënaqshme nuk qëndrojnë në marrëdhëniet mes akterëve të tregut por në funksione dhe rregullat mbështetëse të ndërlidhura që rrisin zinxhirët e vlerës të cilët deri në një masë janë jofunksional ose jo adekuat. Projekti SIRED - përmes intervenimeve - do të ofrojë zgjidhje për të përmirësuar këto funksione të ndërlidhura dhe për të përforcuar zinxhirët specifikë të vlerës së sektorëve të përzgjedhur bujqësorë.

Projekti SIRED tashmë ka mbështetur 19 akterë të tregut në zinxhirët e përzgjedhur të vlerave përmes intervenimeve të ndryshme në 10 komunat e synuara të lartëpërmendura. Në thirrjen e parë të mëparshme të projektit, fokusi më i madh ishte në kultivim dhe përpunim, kurse në këtë thirrje opsioni i mbështetjes për qasje në financa, marketing dhe eksport është prezantuar si problem shtesë ku akterët e tregut kanë nevojë për mbështetje.

  1. Objektivi i kësaj thirrjeje

Të identifikohen akterët e tregut (agrobizneset, kooperativat, organizatat e prodhuesve, shërbimet shtesë dhe marketingu në bujqësi) në zinxhirët e përzgjedhur të vlerës, të cilët janë të interesuar të bashkëpunojnë me projektin SIRED për të përforcuar zinxhirët specifikë të vlerës.

Mbështetja financiare do të sigurohet për akterët e pranueshëm të tregut dhe shërbimet shtesë, të cilët do të mbështesnin më tej kultivimin, aplikimin e inputeve organike dhe kapacitetet e certifikimit dhe prodhimit sipas objektivave të projektit SIRED. Për më tepër, do të ofrohen mundësi për tregti dhe eksport për të përmbushur kërkesën e tregut dhe përforcuar zinxhirët e vlerës në nivel lokal dhe atë ndërkombëtar. Akterët e përzgjedhur të tregut do t'i kushtojnë vëmendje të veçantë përfshirjes gjinore, sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

  1. Rezultatet e pritshme të projektit SIRED
  • Prodhuesit dhe akterët e tjerë përforcojnë pozicionin e tyre në sistemet e përzgjedhura të tregut dhe kanë rritur të ardhurat dhe profitabilitetin,
  • Punësim dhe krijimi i vende të reja të punës,
  • Akterët e tregut kanë rritur potencialin e tyre eksportues,
  • Akterët e tregut kanë lehtësuar qasjen në inputet dhe lëndët e para për frutat manore dhe bimët aromatike mjekësore për fermerët e rinj,
  • Akterët e tregut kanë rritur kapacitetet përpunuese për frutat manore, bimët aromatike mjekësore dhe produktet pyjore jodrusore,
  • Akterët e tregut kanë diversifikuar dhe përmirësuar cilësinë e produkteve të tyre dhe të partnerëve,
  • Përmirësimi i marketingut të produkteve dhe shërbimeve të akterëve të tregut,
  • Akterët e tregut kanë përforcuar linjat e prodhimit vendor të perimeve dhe përpunimit të frutave,
  • Akterët e tregut kanë rritur kapacitetet prodhuese, kanë përmirësuar cilësinë e produkteve dhe janë mundësuar eksportet,
  • Akterët e tregut kanë rritur sipërfaqen e kultivimit me angazhimin e fermerëve të rinj
  • Është mundësuar qasja në financa për mundësi investimesh të qëndrueshme
  1. Lokacioni

Do të mbështeten intervenimet për aplikuesit nga komuna e Prishtinës.

  1. Korniza kohore

Kohëzgjatja e aktiviteteve të propozuara të projektit mund të jetë midis 01.01.2022 – 31.12.2022

  1. Kush mund të aplikojë:

Akterët e regjistruar të tregut (agrobizneset, kooperativat, shoqatat e prodhuesve, shërbimet këshillimore (gjithashtu konsorciumet)) që punojnë në kultivim, përpunim, marketing, trajnim dhe eksport në zinxhirët e vlerës si në vijim:

  • Fruta manore: mjedra, boronica, dredhëza dhe frute manore të tjera,
  • Produkte pyjore jodrusore, bimë mjekësore dhe aromatike,
  • Përpunimi shtëpiak i perimeve dhe pemëve (pa kultivim).

Inkurajohen të aplikojnë agrobizneset e drejtuara nga gratë në zinxhirët e vlerave të sipërpërmendura.

Ju lutemi vini re se akterët e tregut të cilët janë kontraktuar brenda njërës prej dy thirrjeve të fundit për aplikime (Iniciativat e Grave dhe Akterët e Tregut) në vitin 2021 mund të aplikojnë vetëm për kultivim (inpute) për fermerët/anëtarët e rinj të kooperativës, bujqësi të kontraktuar dhe trajnime (në këtë rast, nuk janë të pranueshme pajisjet për përpunim, ruajtje ose kostoja për marketing).

  1. Aktivitetet e mbështetura dhe kostot e pranueshme:
  • Bujqësia e kontraktuar[1]:
    • Pakot mbështetëse për kultivimin e frutave manore dhe BMA-të që do t'u shpërndahen fermerëve nga aplikuesi, të cilat mund të përfshijnë fidanë për BMA-të dhe frutat manore, sistemin e ujitjes pikë-pikë dhe materiale mbështetëse,
    • Certifikimi organikë i BMA-ve dhe frutave manore
    • Plehrat organikë (nuk lejohen plehra ose pesticide konvencionale),
    • Analiza e tokës (struktura, pjelloria, mbetjet e pesticideve) dhe analiza e ujit.
    • Metoda dixhitale/inovacione për përmirësimin e kultivimit dhe përpunimit.
  • Infrastruktura:
    • Linjat e prodhimit dhe përpunimit të frutave manore, BMA-ve dhe PPJD-ve,
    • Zgjidhje inovative të TI-së për bujqësinë
    • Pajisjet për përpunimin shtëpiak të pemëve dhe perimeve,
    • Dhomat e tharjes për BMA-të, PPJD-të dhe frutat manore,
    • Montimi/instalimi i pajisjeve të punës (panelet “sanduiç”), linjave të prodhimit për frutat manore, BMA-të, pemët dhe perimet.

Shënim: Akterët e tregut të mbështetur më parë nga projekti SIRED nuk kanë të drejtë të aplikojnë për këtë komponent.

  • Qasja në shërbimet financiare dhe trajnimi mbi financat:
    • Akterët e tregut mund të angazhojnë konsulencë të jashtme për të këshilluar dhe trajnuar mbi qasjen në financa për biznesin dhe fermerët e tyre për të rritur kapitalin financiar dhe investimet e qëndrueshme, duke përfshirë njohuritë financiare dhe qëndrueshmërinë financiare.
  • Këshillimi për planifikimin e biznesit
  • Marketingu (trajnim dhe investim në markë/brendim, paketim, artikuj promovues),
  • Shërbime këshilluese për kultivimin, përpunimin dhe marketingun.
  1. Kostot e papranueshme:
  • Dhomat e ftohjes,
  • Makineritë dhe automjetet bujqësore,
  • Ndërtimi i objekteve dhe rinovimi,
  • Serrat,
  • Material paketimi i paqëndrueshëm (nuk lejohet plastika),
  • Material promovues i paqëndrueshëm (nuk lejohet plastika),
  • Çfarëdo kosto e krijuar para dhënies së kontratës,
  • Kosto për stafin dhe personelin tjetër,
  • Shpenzime operative dhe kostot e funksionimit (materialet harxhuese, mirëmbajtja, transporti, energjia elektrike, interneti, qiraja ose të ngjashme).
  1. Kriteret për pranueshmërinë e të gjithë aplikuesve
  • Organizata/agrobiznesi (selia qendrore) duhet të jetë e regjistruar në Prishtinë/komuna e Prishtinës,
  • Investimi të bëhet brenda territorit të komunës së Prishtinës, ku është regjistruar selia qendrore e organizatës,
  • Degët e kompanive të regjistruara në Prishtinë, që dallojnë nga selia e tyre e regjistruar në komunat e tjera nuk mund të aplikojnë,
  • Agrobizneset, kooperativat, shërbimet shtesë dhe organizatat e prodhuesve, aktiviteti dhe përvoja primare e të cilëve është brenda zinxhirëve të përzgjedhur të vlerës (fruta manore, BMA, PPJD, përpunim shtëpiak). Të kenë së paku dy vjet përvojë në këtë sektor.
  • Të ofrojë dëshmi se posedon një nivel të infrastrukturës së punës, kapaciteteve përpunuese ose linjave të prodhimit.
  1. Dokumentet që duhet të dorëzohen nga aplikuesit
  • Pranohen vetëm aplikacionet që përdorin shabllonin e projektit SIRED (Formularët e Aplikacionit dhe Buxhetit, Shtojca 1 dhe 2) të ofruara si pjesë e kësaj pakoje,
  • Buxheti i intervenimeve duhet të jetë në EURO pa TVSH për të gjithë artikujt,
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit/organizatës (të gjitha faqet) dhe certifikatat e TVSH-së,
  • Dokumenti i verifikimit tatimor nga Administrata Tatimore e Kosovës. Kompanitë të cilat kanë marrëveshje me ATK-në për borxhet e tyre, duhet të dorëzojnë kontrata të nënshkruara dhe të vulosura nga ATK,
  • Dokument i cili vërteton se kompania/përfaqësuesi ligjor nuk është nën hetim.
  • Verifikimi i llogarisë aktive bankare.
  • Plani i biznesit (e detyrueshme për kompanitë me fonde të kërkuara mbi 50.000 €, kurse për ato nën këtë shumë është opsionale)
  • Opsionale: raporti financiar vjetor (idealisht të 3 viteve të fundit) që tregon qarkullimin dhe fitimin
  • Opsionale: auditimi vjetor (idealisht të 3 vitet e fundit)
  • Opsionale: Lista e projekteve referuese
  1. Kriteret e përzgjedhjes:
  • Dëshmi mbi njohuritë dhe përvojën shumëvjeçare të punës në të paktën një nga sektorët e sipërpërmendur (fruta manore, BMA-të - PPJD, përpunimi),
  • Të ketë lidhje të krijuara me fermerët dhe akterët e tjerë të tregut vendas,
  • Të ketë ndikim në treg përtej biznesit kryesor brenda zinxhirit të vlerës, përfshirë krijimin e vendeve të reja të punës dhe të ardhurave për akterët më të vegjël të tregut përveç aplikantit,
  • Të jetë pjesë e të paktën një zinxhiri dhe sektori të veçantë të vlerës në përpunimin, tregtimin dhe eksportimin e frutave manore dhe perimeve, produkteve pyjore jo-drusore ose bimëve mjekësore dhe aromatike,
  • Për përvojën e kultivimit në mbështetjen e fermerëve në kultivim, ofrimin e këshillimit dhe inputeve, shërbime këshillimore, grumbullimit të produkteve bujqësore, përpunimit, marketingut ose eksportit,
  • Përvojë në kontratat me partnerët e bashkëpunimit, fermerët individualë dhe akterët e tjerë të tregut vendas. Përfituesit përfundimtarë do të jenë nga komunat e lartpërmendura,
  • Kontributi në përfshirjen gjinore sociale dhe mbrojtjen e mjedisit (siç specifikohet në formularin e aplikimit),
  • Buxhet i propozuar me çmime reale të tregut,
  • Teknologjia inovative, me efikasitet energjetik dhe teknologji të avancuar në adresimin e ndryshimeve klimatike do të vlerësohen me pikë shtesë.

Shënim: Komisioni vlerësues do të verifikojë aplikacionet e pranueshme gjatë vizitave në terren që do të kryhen gjatë procesit të përzgjedhjes, si pjesë e vlerësimit.

[1] Prodhimi bujqësor i kryer sipas një marrëveshjeje midis një blerësi dhe fermerëve, e cila krijon kushte për prodhimin dhe marketingun e një produkti ose disa produkteve të fermës.

  1. Tabela e pikëve:

Pikët për aplikantët do të jepen bazuar në kriteret e përzgjedhjes më poshtë:

 12.Shuma e financimit e pranueshme për aplikant që mund të kërkohet nga CACH

Shuma e pranueshme e grantit që mund të kërkohet nga SIRED sipas kësaj thirrje në EURO:

  • Minimumi: 25,000 euro
  • Maksimumi: 100,000 euro
  • Bujqësia e kontraktuar, qasja në financa dhe marketingu: Agrobizneset duhet të marrin pjesë me minimum 30% dhe projekti SIRED me maksimum 70% të shumës së përgjithshme (pjesa e CACH nuk duhet të tejkaloj shumën maksimale të specifikuar më sipër për komunat përkatëse).
  • Infrastruktura/investimet: Agrobizneset duhet të marrin pjesë me minimum 50% dhe CACH me deri në 50% të shumës së infrastrukturës/investimit (pjesa e CACH nuk duhet të tejkaloj shumën maksimale të specifikuar më sipër për komunat përkatëse).
  • Të dy elementët mund të kombinohen në një buxhet.

Klauzolat e etikës dhe Kodi i Sjelljes

  a.Mungesa e konfliktit të interesit

Aplikanti nuk duhet të ndikohet nga ndonjë konflikt interesi dhe nuk duhet të ketë lidhje të ngjashme në këtë drejtim me aplikuesit ose palët e tjera të përfshira. Çfarëdo përpjekje e aplikantit për të marrë informata konfidenciale, për të lidhur marrëveshje të paligjshme me konkurrentët ose për të ndikuar në komitetin e vlerësimit ose autoritetin kontraktues gjatë procesit të shqyrtimit, sqarimit, vlerësimit dhe krahasimit të aplikacioneve do të rezultojë në refuzimin e aplikacionit të tij dhe mund të rezultojë në dënime administrative.

  b.Respektimi i të drejtave të njeriut, si dhe legjislacioni mjedisor dhe standardet bazë të punës

Aplikanti dhe stafi i tij duhet të respektojnë të drejtat e njeriut. Në veçanti dhe në përputhje me aktin në fuqi, aplikantëve të cilëve u janë dhënë kontratat duhet të respektojnë legjislacionin mjedisor, përfshirë marrëveshjet shumëpalëshe mjedisore, si dhe standardet e zbatueshme të punës të përcaktuara në konventat përkatëse të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (siç janë konventat për lirinë e asociimit dhe kontratës kolektive; eliminimi i punës së detyrueshme dhe të obliguar; diskriminimi me bazë gjinore lidhur me punën; heqja e punës së fëmijëve).

  c.Zero tolerancë për shfrytëzimin dhe abuzimin seksual

Caritas i Zvicrës zbaton politikën e "zero tolerancë" në lidhje me të gjitha sjelljet e gabuara që ndikojnë në besueshmërinë profesionale të aplikantit. Abuzimi fizik ose ndëshkimi apo kërcënimet për abuzim fizik, abuzimi ose shfrytëzimi seksual, ngacmimi dhe abuzim verbal, si dhe format e tjera të kanosjes janë të ndaluara.

  d.Masat kundër-korrupsionit dhe ryshfetit

Aplikuesi duhet t’i përmbahet të gjitha ligjeve dhe rregulloreve dhe kodeve në fuqi në lidhje me masat kundër ryshfetit dhe korrupsionit. Caritas i Zvicrës rezervon të drejtën të pezullojë ose anulojë financimin e projektit nëse zbulohen praktikat korruptive të çfarëdo lloji në çdo fazë të procesit të dhënies ose ekzekutimit të një kontrate dhe nëse autoriteti kontraktues nuk merr të gjitha masat e duhura për të korrigjuar situatën. Për qëllimet e kësaj dispozite, “praktikat korruptive” janë ofrimi i ryshfetit, dhuratës, shpërblimit ose komisionit për ndonjë person si nxitje ose shpërblim për kryerjen ose përmbajtjen nga kryerja e ndonjë veprimi në lidhje me dhënien ose ekzekutimin e një kontrate tashmë të lidhur me autoritetin kontraktues.

 e.Shpenzime komerciale të pazakonta

Do të refuzohen aplikacionet ose do të ndërpriten kontratat nëse rezulton se dhënia ose ekzekutimi i një kontrate ka shkaktuar shpenzime të pazakonta komerciale. Shpenzime të tilla të pazakonta komerciale janë përqindje komisioni që nuk përmenden në kontratën kryesore ose që nuk rrjedhin nga një kontratë e lidhur në mënyrë të duhur duke iu referuar kontratës kryesore, komisione që nuk paguhen në këmbim të ndonjë shërbimi aktual dhe legjitim, komisione të dërguara në një parajsë tatimore, komisione që i paguhen një përfituesi i cili nuk është identifikuar qartë ose komisione që i paguhen një kompanie e cila i ka të gjitha paraqitjet e në pastrim të parave. Përfituesit për të cilët është konstatuar se kanë paguar shpenzime komerciale të pazakonta për projektet e financuara nga Caritas Zviceran u ndërpritet kontrata, varësisht nga serioziteti i fakteve të vërejtura.

  f.Shkelja e detyrimeve, parregullsitë ose mashtrimi

Caritas-i zviceran rezervon të drejtën të pezullojë ose anulojë procedurën, kur procedura e dhënies dëshmon se i është nënshtruar shkeljes thelbësore të detyrimeve, parregullsive ose mashtrimit. Nëse zbulohen shkelje thelbësore të detyrimeve, parregullsi ose mashtrim pas dhënies së kontratës, autoriteti kontraktues mund të përmbahet nga lidhja e kontratës.

   12.Procesi i aplikimit

Hapi 1: Njihuni me dokumentet e aplikimit në detaje:

Formularët e aplikimit mund të shkarkohen duke klikuar në këtë link ose do të dorëzohen me email sipas kërkesës (shih e-mailin më poshtë).

https://drive.google.com/drive/folders/1JX84s8Pmt_eSmB4dgC_yjxI9SxfPlxfw?usp=sharing

Hapi 2: Sesioni informativ, online përmes Zoom (shih linkun më poshtë). 08.11.2021 në orën 10:00.

https://us02web.zoom.us/j/89732622408

Hapi 3: Dorëzoni aplikacionin me kohë

Aplikacionet në gjuhën Shqipe ose Serbe duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllur në adresën:

Zyra e Caritas- Zviceran në Kosovë

Fazli Balaj 59

10000 Prishtinë

Kosovë

Afati i fundit: Aplikacionet duhet të dorëzohen dhe të arrijnë në adresën e mësipërme deri më 15.11.2021 (ora 16:00). Aplikacionet që arrijnë pas datës 15.11.2021 (ora 16:00) nuk do të shqyrtohen.

Informacione shtesë:

Për pyetje rreth formularit të aplikimit dhe informacioneve shtesë, mund të kontaktoni zyrën e Caritas Zviceran në Kosovë përmes emailt ose telefonit nga 01.11.2021-08.11.2021 (nga ora 09:00 deri në 16:00, nga e hëna deri të premten):

Caritas i Zvicrës në Kosovë: Email: kosovo@caritas.ch; Tel: +383 46 988 000

Ju lutem, vendosni në CC koordinatorin përgjegjës të Zinxhirit të Vlerës për Prishtinë

Armanda Jahja: ajahja@caritas.ch  

Kosto e ofertimit: Caritas i Zvicrës në Kosovë nuk do t’i mbulojë kostot e ofertimit dhe rezervon të drejtën të pranojë ose refuzojë ofertuesit apo të anulojë ose shtyjë të gjithë procesin e ofertimit para nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje.

Shtojca 1: Formulari i aplikimit

Shtojca 2: Formati i Buxhetit

Shikime 1218
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC