Solution25

Digital Marketing Trainee

	 	 

Kompania jonë e mediave digjitale, me një ekip të ri dhe në rritje me seli në Prishtinë, është duke punuar me kompani të fuqishme ndërkombëtare nga industri të ndryshme. Solution25 bënë digjitalizimin dhe komunikimin e shumanshëm në mënyrë magjepsëse.

Ne jemi në kërkim të personave entuziast dhe të motivuar, për pozitën Digital Marketing Trainee, i cili posedon një portfolio profesionale dhe dëshiron të bëhet pjesë e një ekipi të shkathët dhe progresiv dhe që po rritet me shpejtësi.

Kushtet e pozitës:

  • Aftësi të forta analitike dhe krijimin e dashboards,
  • Të kuptojë konceptin e marketingut digjital dhe SEO,
  • Përvojë me platforma të ndryshme, si AdWords, Facebook, Yahoo, Bing,
  • Njohuri rreth Google Analytics ose mjete të ngjajshme analitike,
  • Komunikim të shkëlqyer, si verbal ashtu edhe në të shkruar,
  • Të ketë të zhvilluar mendimin analitik si dhe i/e shkëlqyer në aritmetikë,
  • BSc/BA në Marketing, Media digjitale ose fusha të ngjashme,
  • Përparësi ata të cilët janë të certifikuar në AdWords.

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Krijon, zhvillon dhe zbaton strategji efektive të kërkimit,
  • Ekzekuton dhe njëkohësisht optimizon fushata të ndryshme PPC,
  • Menaxhon, rishikon dhe kryen përgjegjësitë e përditshme të llogarisë të lidhura me Google AdWords, Yahoo, Bing dhe platforma të tjera kërkimi për klientë të ndryshëm,
  • Bën targetimin e audiencës së duhur, duke hulumtuar,
  • Menaxhimin e buxhetit të kampanjave dhe rregullimin e ofertave për të optimizuar ROI,
  • Përcjellja e KPI-ve, ditore, javore dhe mujore për të indentifikuar mundësitë për përmirësim,
  • Raportimi i rregullt i KPI-ve tek menaxhmenti, përmes dashboards,
  • Prodhon kopje të qarta dhe tërheqëse për kampanja,
  • Monitoron dhe vlerëson, rezultatet dhe performancën e kërkimit, përmes kanalit kryesor të kërkimit,
  • Ndërton dhe forcon lidhjen kryesore midis platformave të reklamave PPC dhe shitësve të ndryshëm,
  • Reduktimin e rrezikut të mashtrimit me klik,
  • Qëndrim aktual me trendin dhe teknikat e PPC,
  • Bashkëpunon ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit për të përmbushur qëllimet e klientit.

Cfarë ofrojmë ne?

  • Punë interesante me një ekip shumë të shkathët,
  • Kolegë shumë të motivuar me një kulturë të hapur nga të cilët vlerësohen mendimet tuaja,
  • Një hiearki ku mund të bëheni pjesë e vendimeve të kompanisë dhe ku ideat tuaja do të dëgjohen,
  • Projekte entuziaste ndërkombëtare dhe kontakt direkt me klientë, sidomos në Gjermani,
  • Zyrë në qendër të Prishtinës,
  • Kafe, pije dhe fruta falas,
  • Aktivitete ekipore të vazhdueshme,
  • Pushim gjatë festave të fundvitit,
  • Sigurim shëndetësor,
  • Trajnime dhe kurse online falas.

Si të aplikoni?

Personat e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën elektronike: career@solution25.com me titull në subject Google & Facebook Marketing Manager

Afati i fundit për aplikim 02.11.2021

Shikime 854
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC