Aztech Electronics

Operator/e i/e Qendrës së Thirrjeve

	 	 

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.

AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitën:

Operator i Qendrës së Thirrjeve (1 pozitë)

Përgjegjësia:

  • Operimi dhe koordinimi i punëve në qendrën e thirrjeve në mes të klientëve dhe kompanisë AZTECH si dhe anasjelltas.

Detyrat:

  • I informon klientët në kohë reale për statusin aktual dhe planifikimin e mbylljes së tiketës sipas informatave të siguruara në sistemin e tiketimit.
  • I hap/planifikon rastet në sistemin e tiketimit (rastet që i delegohen).
  • I këshillon klientët përmes telefonit dhe video thirrjes në rastet kur mund të trajtohen nga distanca.
  • Merret me klientët në zyrë, kur koordinatori përgjegjës është i zënë apo në pushim.
  • Bënë pranimin dhe dorëzimin e produkteve tek klientët në qendrën e servisit, kur koordinatori përgjegjës është i zënë apo në pushim.
  • Sipas nevojës angazhohet në detyra tjera shtesë që i delegohen nga menaxheri.

Kualifikimet:

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin të mesëm
  • Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
  • Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve,
  • Preferohet të jenë me vendbanim afër,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të reja të zhvillimit, dhe
  • Pagë konkurruese

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com

Afati për aplikim deri me datë: 20.11.2021

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore

Shikime 4735
Kategoria Telekomunikim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC