ArtMotion

NOC - Network Engineer

	 	 

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Pozita: NOC - Network Engineer

Vendi i punës:  Prishtinë

Përgjegjësitë dhe detyrat

  • Instalon/konfiguron pajisjet e rrjetës, i mirëmban, përditëson dhe monitoron përmes sistemit të monitorimit.
  • Ofron zgjidhje specifike gjatë punës së përditshme duke aplikuar konfigurimet e nevojshme në pajisjet përkatëse të rrjetës së Artmotion;
  • Kontribon ne dizajnimin e infrastruktures;
  • Siguron performancë të lartë të operimit nëpermjet monitorimit dhe analizës së rrjetit;
  • Zgjidh problemet e raportuara si dhe eskalon ato në rastet kur është e domosdoshme;
  • Ofron zgjidhje duke u bazuar në procedurat dhe kërkesat e kompanisë;
  • Merr pjesë në projektet të cilat kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve të reja për kompaninë, apo edhe ofrimin e zgjidhjeve për klientet e Artmotion;
  • Zgjidh problemet e raportuara te nivelit të parë (first level).
  • Mirëmban rrjetin
  • Ofron mbështetje teknike për teknikët në terren rreth konfigurimit, mirëmbajtjes dhe përditësimit të pajisjeve/sherbimeve
  • Siguron dhe mirëmban dokumenatacionin për zgjidhjet përkatëse

Kualifikimet dhe kërkesat

  • BSc në Shkenca Kompjuterike / Inxhinieri kompjuterike, ose drejtim të ngjashëm
  • Përvojë pune të dëshmuar në mirëmbajtjen, konfigurimin dhe zgjidhjen e problemeve në rrjetat e bazuar në produktet e Cisco-s, Juniper, Mikrotik ose të ngjashme;
  • Njohuri shumë të mira ne konceptet e rrjetit, sistemeve si dhe teknologjive tjera që përdoren në ISP
  • Njohuri dhe përvojë të mirë në TCP/IP dhe QOS në rrjetat LAN, WAN dhe WLAN
  • Njohuri shumë të mira të protocoleve të rrjetave në switching, routing dhe siguri
  • Përparësi kandidatët me certifikime mbi nivel te CCNA ose edhe certifikime tjera shtese relevante me CCNA/CCNP
  • Pervojë me sisteme te monitorimit sikurse; Nagios, Cacti, Zabbix apo Solarwinds
  • Pervojë pune dhe njohuri në rrjetat HFC është përparësi
  • Puna në NOC zhvillohet me orar 24/7 dhe kandidati duhet të jetë fleksibil për ndryshimet në orar të punës. Te jetë i gatshëm të punoj në turne të ndryshme sipas nevojës.

Shkathtësitë personale

  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit,
  • Analitik dhe i kujdeshëm ndaj detajeve,
  • Kandidatët duhen të kenë njohuri të shkëlqyer të gjuhës Angleze,
  • Shkathësi të punoj në situata me stres dhe komplekse.

Aplikimi bëhet duke klikuar në butonin "APLIKO"

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 30/10/2021, Ora 16:00h.

Shikime 2544
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC