Shërbimi Profesional i Shëndetit Mendor - Pejë

Psikolog/e, Infermier/e i/e përgjithshëm/e

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës

Univerzitetska Bolnička i Klinička Služba Kosova - Hospital and University Clinical

Service of Kosovo

Sherbimi Profesional i Shëndetit Mendor - Pejë    -    Profesionalna Sluzba za Mentalno

Zdravlje – Peċ

Profesional Mental Helth Services – Pejë


Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publikë nr. 06/L-114, Nenit 7 dhe 8 të Ligjit të

Punës nr. 03/L-212 si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr, 07/2017 për

Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publikë, QSHM-SHIB, shpallë:

KONKURS PUBLIK

Për pranimin në marrëdhenie pune dhe atë:

 

Pozita

Kërkohen

1

Psikolog

1

2

Infermier i përgjithshëm (Bachelor)

2

Titulli i Punes: Psikolog në Shërbimet e Shëndetit mendor

Koeficienti i pages – 7.2

Njësia – QSHM-SHIB

Raporton tek – Drejtori i QSHM-SHIB

Kontrata e punës – Kohë të pacaktuar

Orari i punës – Orar i plotë

Punët dhe Përgjegjesit e punës :

  • Të punoi si pjestar i ekipit i Qendrës Shëndetit Mendor
  • Të ofroi përkrahje dhe trajtim në aspektin e mirëqenjës psikologjike ndaj klientëve.
  • Të punoi me klientët në baza individuale dhe të përcjell mirëqenjen psikologjike të klientëve..
  • Të punoi dhe inicoi aktivitete grupore me klient dhe familjet e tyre me qëllim të caktuar 
  • Të koordinoi dhe të identifikoi nevojat sociale të klientëve dhe të informoi punëtorin social të intervenoi kurdo që të jetë e nevojshëme.
  • Të vlersoi,diagnostifikoi trajtoj dhe përcjelljen psikologjik/e të klientëve në qendër dhe në mjedisin ku ata jetojne.Të bejnë dhe përcjellin gjendjen e përgjitheshme shëndetësore apo të problemeve tjera shëndetësoe të klientëve.
  • Të realizoi vizita shtëpiake dhe të kontaktoi përsona tjerë relevant me klientin në shtëpit e tyre ose në vendet e tjera kuata jetojne së bashku me pjesen tjetër të ekipës.
  • Të punoi dhe përkrahë vazhdueshmerin e mardhenjes terapeutike në mes të shërbimeve te shëndetit mendor në bashkesi dhe të klientit duke përfshirë edhe familjen e klientit.
  • Të identifikohen nevojat sociale të klientëve dhe të informoi dhe bashkëpunoi me punëtorin social për intervenimet e nevojshme.
  • Të aktivizoi dhe të ofroi aktivitete grupore me klient dhe familjar në lidhje me tema të caktuara ( në pajtim me anëtarët e tjere të ekipës ).
  • Të marrë pjese ne menyrë active në gjitha mbledhjet e gjithë stafit ( ditore apo javore ) dhe atyre ne departamintin psikiatrik.
  • Të bashkëpunoi me stafin e Qendrës ne definimin dhe implementimin e trajtimeve gjithëpërfshirëse individuale për qdo klient.
  • Të kushtoj vëmendje habitatit dhe kualitetit të përgjithshëm të jetës dhe punës për klient dhe mysafir
  • Të mundësoi,kordinoi dhe pqrkrahë mardhenjet e rregullta de mbledhjet me strukturat tjera të SHSHM të Kosovës,Mjesksisë familjare shërbimeve sociale,OJQ në komunë dhe Agjencioneve tjera relevante.
  • Të punoi në koordinm me profilet tjera profesionale si puntorinsocial,këshilltarin psikosocial,psikiatrin dhe Infermier/jat në Qendër.
  • Të ofroi përkrahje departamentit psikiatrik kurdo që të jetë e nevojshme.
  • Të zhvilloi intervenime konkrete dhe të planifikuara duke u bazuar në nevoja të klientëve në baza individuale dhe grupore.
  • Të rrepsktoi kodet e etikës në aspektin e konfidencialitetit gjatë praktikës.
  • Të ofroi perkrahje në proqesin e deinstiucionalizimit të banorve të institucionit special te Shtimes që do vendosen në regjionet ku punojnë psikologët.
  • Të japë diagnoza psikologjike për qëllime të trajtimit kurdo që të jetë e nevojshme,dhe sipas asaj të planifkoi interenimin duke u bazuar në nevojat psikologjike dhe sociale të klientit.
  • Të përkrahë krijimin e grupeve – vetëndihmëse për klient dhe familje te tyre.
  • Të marrin pjesë në gjitha mbledhjet e stafit.
  • Te punoi në baza teritoriale.
  • Të përkrahë që lientët të jenë në gjendje të I gëzojne të drejtat njerzore.
  • Të marrë pjesë në trajnime të organizuara për punëtorët Shëndetit Mendor.
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga drejtori I Qendrës Shëndetit Mendor në Bashkësi.

Kualifikimet e nevojshme:

Fakulteti filozofik – Dega psikologji

Master Psikologji Klinike

Licenca e punës e leshuar nga Msh

Titulli i punës:   Infermier/e i përgjithshëm (Bachelor)

Koeficienti i pages – 5.4

Njësia:    QSHM-SHIB

Raporton tek : Kryeinfermierja e QSHM

Kontrata e punës – Kohë të pacaktuar

Orari i punës – Orar i plotë

  • Infermier/ja është përgjegjës për detyrat e tij / saj në shërbimet e shëndetit mendor ( Qender të shëndetit mendor,department psikiatrik,vizita shtëpiake dhe shtëpi për Integrim).
  • Të jetë pjesë e ekipt multidiciplinar me profesionistët e tjerë ( Psikiatrin,psikologun,puntorin social,këshilltarët psikosocial )
  • Të bashkëpunoi ngusht me psikiatrin,psikologun në shërbimet e shëndetit mendorë.
  • Së bashku me profesionistët e tjerë të marrë pjesë në intervenime dhe aktivitete tjera me klient ( intervenime individuale dhe në grup,aktivitete psikoedukative në punë me familje dhe intervenime tjera përkrahëse.
  • Të bëjë vizita klientëve apo përsonave tjerë që kan të bëjnë me klientin,shtëpin e lientit ose vende tjera ku jetojnë në bashkëpunim e stafn tjetër punues.
  • Të punoi dhe të përkrahë vazhdushmërin e mardhënjës terapeutike në mes të shërbimeve të shëndetit mendorë dhe të klientit duke përfshi edhe fmiljen e klientit.
  • Të marrë pjesë aktivisht në mbledhjet e gjithë stafit ( ditore apo javore ) të shërbimeve të shëndetit mendor.
  • Të kushtoj kujdes të posaqëm mjedisit dhe kualitetit të përgjithshme të jetës dhe punës për klient dhe për mysfir.
  • Infermier/ja psikiatrik duhet të marr pjesë në trajnimet në lëmin e shëndetit mendorë të organizuara nga autoritetet e shëndetit mendor ose edhe autoritetet tjera relevante.
  • Infermier/jaët psikiatrik në shërbimet e shëndetit mendor ( gjatë punes ditore apo punës së natës ) duhet të jenë të informuar se qka ndodhë në strukturat e shëndetit mendor në të cilën punon e veqanarisht të ketë informata në lidhje me gjendjen e pacientëve – klientëve dhe vizitorve që vijnë në struktur.
  • Infermier/jai psikiatrik është përgjegjës dhe mbanë përgjegjësin në administrimin e terapisë psikofarmakologjike të përcaktuara nga Psikiatri.
  • Infermier/jai psikiatrik është përgjegjës të përcjell higjenën dhe ushqimin në strukturat e shëndetit mendor dhe të raportoi për parregullësi.
  • Infermier/jai psikiatrk duhet të punoi në mënyrë creative dhe humane në strukturen e shendetit mendor dhe activist të punoi dhe ndihmoi në përmirësim të gjendjes së klientëve përmes aktiviteteve të ndryshme rhanilituese dhe rekreative.
  • Infermier/jai psikiatrik duhet të jetë në gjendje të bëj vlersimin psikologjik – psikiatrik të pacientit – klientit dhe të punoi sipas asaj.
  • Infermier/jai psikiatrik duhet të jetë I gatëshëm të ballafaqohet me sfida të ndryshme që ngrisin vleren e punës me problemet e shëndetit mendor.
  • Infermier/jai psikiatrik duhet të ketë lejen e vozitjës dhe të vozis kurdo që është e nevojshme.
  • Infermiei psikiatrik duhet të ketë iniciativ vetanake që të punoi me klientët duke marr parasysh stautin professional dhe përgaditjen profesionale që kanë.
  • Infermier/ja psikiatrik duhet te jetë I vetëdishëm mbi te drejtat themelore njerzore të pacientëve psikiatrik si dhe për rregulloren e trajtimit të dhubshëm.
  • Të ofroi përkrahje terapeutike dhe degjim terapeutik në menyrë të mundësoi që klienti të integrohet ne aktivitetet ditore.
  • Infermier/ja psikiatrik duhet të raportojnë në lidhje me aktivitete ne gjithë strukuren e shëndetit mendor kurdo që të jetë e nevojshme dhe të I mbaj ato në suaza të konfidencialitetit professional.
  • Të kryej edhe detyra tjera që kerkohen nga mbikqyrsi për të siguruar efikasitet më të lartë në punë.

Kualifikimet e nevojshme

Fakulteti i Infermierisë (Bachelor)

Licenca e punës e leshuar nga Msh

Dokumentacioni i kërkuar:

Për pikën 1 të Konkursit - Psikolog

  1. Diploma e fakultetit Drejtimi Psikolog origjinal apo kopje e noterizuar
  2. Licenca e punës nga Ministria e Shëndetësisë origjinal apo kopje e noterizuar
  3. Çertifikata e lindjes origjinal apo kopje e noterizuar dhe fotokopja e letërnjoftimit
  4. Çertifikata që nuk jeni i dënuar ose nën hetime origjinal apo kopje e noterizuar
  5. Çertifikata mbi gjendjen shëndetësore pas pranimit në marrëdhënie pune
  6. Çertifikatat mbi kryerjen e trajnimve profesionale e preferueshme.

Për pikën 2 të Konkursit – Infermier/e i përgjithshëm (Bachelor)

  1. Diploma e fakultetit të infermierisë ((Bachelor) origjinal apo kopje e noterizuar
  2. Licenca e punës nga Ministria e Shëndetësisë origjinal apo kopje e noterizuar
  3. Çertifikata e lindjes origjinal apo kopje e noterizuar dhe fotokopja e letërnjoftimit
  4. Çertifikata që nuk jeni i dënuar ose nën hetime origjinal apo kopje e noterizuar
  5. Çertifikata mbi gjendjen shëndetësore pas pranimit në marrëdhënie pune
  6. Çertifikatat mbi kryerjen e trajnimve profesionale e preferueshme.

Aplikimi i kandidatëve fillon pas 30 ditësh nga publikimi i Konkursit në SIMBNJ dhe zgjatë 15 ditë.

Aplikacioni merret në Objektin e QSHM-SHIB në Pejë .

Aplikacioni me dokumentacion përcjellës dorëzohen në Objektin e QSHM-SHIB në Pejë, rruga “Nëna Terezë” p.n. çdo ditë pune nga ora 08:00-14:00h.

Aplikacionet e dorezuara pas afatit të paraparë nuk pranohen ndersa, aplikacionet e mangëta refuzohen.

u.d. Drejtori I QSHM-SHIB

Dr. Nysret Pepaj

Shikime 1309
Kategoria Shëndetësi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC