ArtMotion

Agjente e Shitjes në dyqan (2) - Gjilan dhe (2) - Vushtrri, Agjent të Shitjes dhe Marketingut (D2D – Derë më derë) (2) - Gjilan dhe (1) Vushtrri

	 	 

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

  1. Agjente e Shitjes në dyqan – dy (2) pozita – Për pikën e shitjes (lokalin) në Gjilan;
  2. Agjente e Shitjes në dyqan – dy (2) pozita – Për pikën e shitjes (lokalin) në Vushtrri.
  3. Agjent të Shitjes dhe Marketingut (D2D – Derë më derë)

Dy (2) pozita për qytetin e Gjilanit dhe një (1) pozitë për qytetin e Vushtrrisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 1, janë:

  • Proceson Kontrata për klientë rë rinj dhe i proceson për aktivizim,
  • Bënë procesimin e kërkesave të klientëve,
  • Njofton dhe ofron produktet për shërbime klientëve,
  • Përgjigjet të gjithë klientëve në mënyrë efektive për kërkesat e tyre,
  • Proceson dhe regjistron të gjitha pagesat,
  • Përfaqëson në mënyrë të denjë kompaninë dhe vlerat e saj,
  • Komunikon me klientë dhe informon mbikqyrësin dhe kolegët tjerë për çdo kërkesë të klientëve, si në aspektin Teknik, instalime, apo shërbime të kërkuara,
  • Pranon, regjistron dhe arkivon në sistem të gjitha informatat, raporton në baza ditore në lidhje me kontratat e reja, vazhdime të abonimeve dhe kështu ngjashëm.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 2, janë:

  • Merret me shitjen në terren të produkteve të “Artmotion”,
  • Lidhë kontratat e reja me klientë rezidencial,
  • Mirëmbanë klientët ekzistues,
  • Identifikon objektet dhe lagjet për instalimet e reja,
  • Hulumton tregun dhe konkurrencën,
  • Prezentimi i ofertave për punëtorë të kompanive private dhe publike,
  • Përcjellë tërë procesin e instalimit te klienti deri te kyçja,
  • Përgatitja e të gjitha kontratave që të nënshkruhen nga klientët dhe sigurimin që atyre i është ofruar produkti/shërbimi më i mirë për ata,
  • Komunikimi me klientë dhe informimi i njësive tjera lidhur me probleme teknike direkt apo përmes telefonit/e-mailit,
  • Kryerjen e pagesave përmes bankave,
  • Organizon dhe merr pjesë në promocione të ndryshme të organizuara nga kompania,
  • Sugjeron oferta promocionale në lokacione të caktuara,
  • Raporton ankesat, sugjerimet dhe komentet e klientëve.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollës së mesme,
  • Përvojë 1 vjeçare në shitje dhe marketing,
  • Aftësi të teknikave të shitjes dhe marketingut,
  • Njohuri bazike teknike në telekomunikacion,
  • Aftësi prezentimi dhe komunikimi,
  • Aftësi të shkrimit të raporteve,
  • Njohuri të Gjuhës Angleze,
  • Patent Shofer – Kategoria B (për pozitën Nr. 2),
  • Aftësi të përdorimit të “Microsoft Office”.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes e-mailit -  postës elektronike, në:

hr@artmotion.net

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 18.02.2019, Ora 16:00h

 

TAGS: Art MotionGjilan, Vushtrri, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1224
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC