M&Sillosi

Vende të lira të punës

	 	 

KONKURS PUNE

Vendi punës: Xërxe, Rahovec

Kompania M&Sillosi me seli në Xërxe, Rahovec, shpalle vende të lira, për këto pozita pune:

  1. PUNËTOR NË NGARKIM DHE SHKARKIM (4 pozita)

Ngarkimi dhe shkarkimi i mallërave,magazinimi i tyre, derdhja dhe ndërrimi i thasëve të grisura si dhe kryen punë dhe detyra tjera sipas kërkesës se eprorit

  1. PUNËTOR NË PAKETIM (5 pozita)

Vendos thasët e zbrazëta në makinën e paketimit, kontrollon levizjen e thasëve , datat e tyre dhe peshën si dhe kryen punë dhe detyra tjera sipas kërkesës se eprorit

  1. PUNËTOR I PELETIMIT ( 1 pozitë)

Punon dhe monitoron kazanin dhe parametrat lidhur me kazanin, rregullimi dhe funksionalizimi i peletizuesit, rregulli i thërmuesit, monitorimi i ftohjes së peletit si dhe kryen punë dhe detyra tjera sipas kërkesës se eprorit

  1. MULLIS ( 3 pozita)

Regjistrimi i sasive të lëndëve të para dhe i  temperaturave në qeli, evidentimi në librin e regjistrit  dhe informimi i eprorit per gjendjen faktike, me urdhër të kreut të prodhimit, kërkesës dhe marrjes së lëndëve të para në qelitë e duhura në fabrikë, kërkon në depo materiale të papërpunuara për nevojat e fabrikës, puna në çekiçë (zëvendësimi i sitës), dhe kryen punë dhe detyra tjera sipas kërkesës se eprorit

  1. VOZITËS BAGERI (1 pozitë) të ketë Kategorinë B
  2. VOZITËS PIRUNERI (1 pozitë)
  3. OPERATOR (2 pozita)

Punëtorë në mikro komponentë, çekiçë, qelit dhe prodhues të peletit

  1. AGJENT TË SHITJES (2 pozita)

Procedura e aplikimit:
CV / Aplikacionin, mund ta dërgoni në email-in zyrtar hr@msillosi.com apo dhe tek Porta e Sigurimit në objektin e fabrikës së M&Sillosi. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 22.10.2021

Shikime 2648
Kategoria Të tjera
Skadon 20 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Rahovec
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC