Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)

Punëtor në grupin e Ndërtimtarisë (7)

	 	 

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës                          

Titulli: Punëtor në grupin e Ndërtimtarisë (7) pozita;

Nr. i referencës: NPB/DMI/08.11

Niveli pagës: 7

 Lloji i Pozitës: Punëtor i Ndërtimtarisë ;

Orët e Punës: 40 orë në javë

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar 24 muaj ( 6 muaj punë provuese )

Vendi i punës: Prishtinë

I përgjigjet: Kryepunëtorit të grupit të ndërtimtarisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Është përgjegjës për realizimin e objektivave të caktuara nga kryepunëtori i grupit;
  2. Koordinon punët me punonjësit tjerë së bashku me kryepunëtorin e grupit në lidhje me kërkesat dhe nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me DMI-në;
  3. Bashkëpunon ngusht me punonjësit tjerë dhe me kryepunëtorin e grupit në përmbushjen e objektivave të DMI-së;
  4. Të ketë etikë dhe integritet në punë;
  5. Merr pjesë në mbledhjet e rregullta ku është i thirrur për nevojat e DMI-së apo të NPB-së;

Detyrat Specifike:

  1. Bën përgatitjen e llaçit, muratimin e mureve me materiale dhe dimensione të ndryshme, muratimin e mureve ndarëse, betonimin, kryerjen e punimeve suvatuese, ndërtimin e kulmeve, punimin e dyshemeve, shtrimin dhe veshjen me pllaka, kryerjen e punimeve izoluese, bravandreqjen, montimin e xhamave dhe dyerve nga materiale të ndryshme si dhe punë të tjera ndërtimore sipas nevojës;
  2. Punë me suvatim, mallter dhe glet, fasadim, gips (rigips,knauf) etj;
  3. Përgatitja e vendit të ndërtimit çdo ditë duke përgatitur materiale, vegla dhe pajisje;
  4. Bën transportin e mallrave apo punonjësve tjerë sipas nevojës;
  5. Mbanë përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe kujdeset që materiali të mos shkoj dëm apo të perdoret në mënyrë joadekuate;
  6. Kryen punë në riparimin e mureve, dyshemeve, parmakëve, dritareve, vendosje te xhamave, ngjyrosje te ndryshme dhe punë të tjera;
  7. Eshtë përgjegjës per mjetet e punës për të cilat është i ngarkuar.

Detyrat dhe obligimet tjera shtesë:

  1. Kryepunëtori i grupit mund ta ngarkojë me detyra tjera sipas nevojave të NPB-së;
  2. Ne rast mungese të punonjësve tjerë, me urdhër te kryepunëtorit mund ta zëvendësojë dhe të kryej detyra tjera;
  3. Kryen edhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës, si dhe detyrave te ngarkuara nga menaxhmeti.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkolles së mesme;
  • Dëshmi për përvojë pune së paku 2 vite në lëmin e ndërtimt;

Aftësitë:

  • Njohje të shkëlqyer të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me punë ndertimore;
  • Të ketë kujdesë të shtuar dhe të respektoj normat për siguri në punë;
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;
  • Të jetë i gatshem të punojë natën dhe fundjavave;
  • Të jëtë i gatshëm të punojë në objekte me lartësi të madhe;
  • Të jetë i gatshëm të punoj në të gjitha kushtet atmosferike;
  • Të jetë i gatshëm të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata kohore;
  • Aftësi të punojë në ekip, të ketë vetëiniciativë dhe qasje konstruktive;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Etikë në punë dhe integritet të lartë;
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;

   Kualifikimet e preferueshme: 

  • Kurset dhe trajnimet tjera gjatë karrierës profesionale;
  • Patent shofer Kategoria B

Mënyra e konkurimit:

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu” nr.22, Ulpianë- Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Aplikacionit i duhet bashkangjitur:

  • Formulari për aplikim i NPB-së;
  • Dëshmitë për kualifikimin shkollor;
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Çertifikatën nën hetime nga Gjykata ( jo më e vjeter se 6 muaj)

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga 13.10.2021-27.10.2021

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 606 672.

Shikime 1128
Kategoria Të tjera
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC