Komuna e Gjilanit

Drejtor/eshë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU)

	 	 

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr./L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe nё bazë tё Udhëzimit Administrativ nr.151-2020 për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit nё Gjilan, shpall :

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

RISHPALLJE

  1. Titulli i vendit të punës: Drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU)
  2. SHFMU “Liria”- fsh. Pogragjë,

Institucioni: Komuna e Gjilanit

Departamenti/Drejtoria: Drejtoria e Arsimit

Lloji i pozitës: Jo karrierës

Numri i Pozitave: Një (1) pozita

Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit

Grada/Koeficienti: Koeficienti - 7.8

Orët e punës: 40

Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite

Qëllimi i vendit të punës

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.

Detyrat Kryesore:

  • Zbatimi i ligjshmërisë në fushën e arsimit
  • Zhvillimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për aktivitetin e drejtorisë;
  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës
  • Aftësimin e personelit në Institucion;
  • Planifikimin dhe shfrytëzimin racional te buxhetit;
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit;
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës;
  • Caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
  • Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin të gjitha aktiviteteve në Institucion;
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjeve, udhëzimet administrative në fuqi dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim

Kushtet:

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës,
  • Tё kenë tё kryer arsimin universitar të nivelit;

1.Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim(kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)

2.Master arsimor ( kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)

3.Katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)

4.Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)

Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve,

  • Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT sipas rekomandimit KSHL
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukative – arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës:

1.Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë:

2.Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në niveleve tjera:

  1. Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.

Për shkollat profesionale të AAP dhe Qendrat e Kompetencës, kandidati/ja duhet të jetë me përgatitje profesionale të profileve përkatëse të institucionit ku konkurron.

Dokumentet e nevojshme:

  • Certifikata e lindjes;
  • Diploma e fakultetit - masterit tё kryer për nivelin përkatës;
  • Dëshminë për përvojën e punës;
  • Portofolin profesionale;
  • Letër referencë nga një institucion publik – kredibil (si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë).
  • Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
  • Planin zhvillimor të institucionit edukativo arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12: Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it;
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk është nën hetime;
  • Kopja e letërnjoftimit.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 11.10.2021 deri me 25.10.2021

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Gjilanit.

Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Drejtori i Arsimit

Nazim Gagica

Shikime 1003
Kategoria
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC