Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve

Vende të lira të punës (3) - Prishtinë, Mamushë, Lipjan

	 	 

Në bazë të nenit 66 dhe 67 të Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e Kosovës, Rregullores nr. 01/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 03/2017 për Procedurat e Rekrutimit, Emërimit dhe Punës Provuese në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpall:

K O N K U R S (rishpallje)

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

  1. KQZ- 32/2021 Zyrtar i Lartë i Listës Votuese

Grada/Koeficienti:                                Niveli Profesional- G6 -13.5

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë:        Udhëheqësi i Divizionit të Shërbimit Votues

Kohëzgjatja e emërimit:                    Pa afat, pas periudhës provuese

Vendi:                                                            Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  1. Ndihmon në krijimin dhe mirëmbajtjen e listës së votuesve;
  2. Mbështet vënien në zbatim të të gjitha operacioneve të shërbimit të votuesve në terren;
  3. Ofron ndihmë profesionale për krijuesit e bazës së të dhënave;
  4. Implementon Operacionet e Votimit përmes Postës dhe Votimin e personave me nevoja të veçanta;

5.Së bashku me Udhëheqësin e Divizionit te Shërbimit të Votuesve, mbikëqyrë shtypjen e listës përfundimtare të votuesve dhe listës komunale të votuesve;

6.Ndihmon në hartimin dhe menaxhimin e projekteve që lidhen me shërbimin e votuesve;

7.Detyra dhe përgjegjësi të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

1.Të ketë Diplomë Universitare në Drejtësi, Shkenca Politike, Administratë Publike, Inxhinieri kompjuterike dhe Statistika;

2.Së paku katër (4) vite përvojë pune.

3.Integritet të lartë personal dhe profesional;

4.Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhët zyrtare;

5.Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;

6.Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme;

7.Njohje e gjuhës angleze e dëshirueshme;

8.Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access).

 

2.KQZ- 33/2021: Zyrtar i Lartë Komunal i Zgjedhjeve në Mamushë dhe

  1. KQZ –34/2021Zyrtar i Lartë Komunal i Zgjedhjeve në Lipjan

Grada/Koeficienti:      Niveli Profesional- G6 -13.5

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë:  Drejtori i Departamentit të Koordinimit në Teren

Kohëzgjatja e emërimit: Pa afat, pas periudhës provuese

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

1.Kryeson Komisionin Komunal Zgjedhor në bashkëpunim të plotë me Sekretariatin e KQZ –së;

2.Përkujdeset për zbatimin e aktiviteteve dhe të gjitha akteve normative të nxjerra nga KQZ dhe Sekretariati në komunën përkatëse;

3.Mbikëqyrë dhe u cakton detyra anëtarëve të tjerë të KKZ –së;

  1. Mbikëqyrë punën e trupave zgjedhore në komunën përkatëse;
  2. Bën raporte për aktivitetet në periudhën zgjedhore dhe jo zgjedhore;
  3. Koordinon aktivitetet në mes KKZ-së dhe Administratës Komunale dhe SKQZ-së;
  4. Procedon në SKQZ kërkesat e Kuvendit Komunal për zëvendësimet e këshilltarëve komunal;
  5. Ndihmon dhe këshillon subjektet politike dhe organizatat joqeveritare për zgjedhje;
  6. Kryen detyra të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

1.Të ketë diplomë universiteti në lëmin e drejtësisë, ekonomisë, administratës publike, shkencave politike, të drejtave të njeriut, administrim të zgjedhjeve, shkenca sociale, marrëdhënie ndërkombëtare, menaxhment ose në statistikë;

2.Së paku katër (4) vite përvojë pune;

3.Integritet të lartë personal dhe profesional;

4.Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;

5.Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;

6.Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;

7.Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme;

8.Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access);

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zyra e Personelit, dhoma nr. 21, kati I-rë, Ish Ndërtesa e Bankës së Lubjanës,, Rruga “Migjeni” 10000 Prishtinë

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel: 038-200-23-557, prej orës 08:00

– 16:00, ose vizitoni ueb faqen e KQZ-së, në linkun: www.kqz-ks.org. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës për të cilin konkurroni, certifikatën që nuk jeni nën hetime si dhe dy formularët e fundit të vlerësimit nga institucioni ku keni punuar.

 

Kandidatët për pozitën Zyrtar i Lartë Komunal i Zgjedhjeve ( ZLKZ) duhet të jenë persona me të drejtë vote në komunat e tyre përkatëse.

 

Kandidatët të cilën hyjnë në përzgjedhje të ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose nëpërmjet telefonit nga zyra e personelit. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale. Afati i konkursit është 15 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor, prej datës: 11.10.2021 deri me datë: 25.10.2021 në ora 16:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe inkurajon aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, si dhe pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë personat me aftësi të kufizuar.

Shikime 2838
Kategoria
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC