NLB Banka

Drejtor/e i/e Sektorit për Raportim në Divizionin për Financa, Kontabilitet dhe Kontrollë Financiare

	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall konkurs për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Drejtor i Sektorit për Raportim në Divizionin për Financa, Kontabilitet dhe Kontrollë Financiare

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave dhe kontabilitetit;
  • Obligohet të ketë 3 vjet përvojë pune në institucione financiare;
  • Njohuri të mirë të proceseve në bankë dhe financave;
  • Preferohet të jetë kontabilist i certifikuar dhe t’i ketë 3 vjet përvoje pune në pozita udhëheqëse;
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe të menaxhimit;
  • Shkathtësi kompjuterike, posaçërisht në Excel;
  • Njohja e gjuhës angleze e obligueshme.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Organizon punët, detyrat dhe të punësuarit në kuadër të Sektorit të Raportimit;
  • Përgjegjës për koordinimin dhe raportimin ndaj autoriteteve rregullative dhe palëve te jashtme (BQK, FSDK, ATK, tjera)
  • Përgjegjës për koordinimin dhe raportimin ndaj Grupit (NLB d.d)
  • Përgjegjës për koordinimin dhe raportimin e interface ne projektin e profitabilitetit dhe CSKP
  • Përgjegjës për koordinimin, monitorimin dhe bashkërendimin te aktiviteteve te MIS;
  • Asiston dhe ndihmon në përgatitjen e raporteve te brendshme financiare dhe operacionale
  • Propozon, përpilon dhe krijon raporte të nevojshme që ndihmojnë vendimmarrjen;
  • Inicion zhvillime të nevojshme në sistemet e IT për përmirësim dhe automatizim të raporteve dhe proceseve;
  • Propozon, implementon dhe monitoron përmirësimet e nevojshme të të dhënave;
  • Merr pjesë në përgatitjen e politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera në Sektor;
  • Përcjellë dhe zbaton dispozitat ligjore ne Kosove dhe standardeve ndërkombëtare te raportimit financiar (IFRS);
  • Merr pjese në zbatimin dhe implementimin e rekomandimeve te auditorëve te brendshëm e te jashtëm qe dalin nga auditimi i tyre në Divizionin e financave.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/banken/konkurs-pune, deri më datën 18 Tetor 2021. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe një letër motivimi.

Aplikacioni i pakompletuar dhe i paraqitur pas datës 18 tetor 2021 refuzohet.

Shikime 1429
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC