IBAS

MOBILE IBAS-er (Agjent/e i/e shitjes)

	 	 

IBAS, institucion financiar i licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike, realizimin e Pagesave dhe kredidhënies për pagesa, publikon:

KONKURS PËR PUNË

Pozita: MOBILE IBAS-er (Agjent i shitjes)│ Referenca: 02-P-MB-20

Lokacioni: Ferizaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Promovimin dhe prezantimin e IBAS;
  • Hapjen e llogarive në IBAS;
  • Vërtetimin e identitetit;
  • Nënshkrimin e kontratave;
  • Emetimin e parasë elektronike;
  • Ofron konsultime profesionale për klientët në lidhje me shërbimet e IBAS;
  • Këshillon dhe asiston klientët ekzistues dhe ata potencial për përdorimin e aplikacionit IBAS (pagesë, transfere, aplikim për kredi);
  • Njofton klientin për dokumentacionin e nevojshëm për aplikim për kredi dhe hapje të llogarisë në IBAS;
  • Përfaqëson IBAS denjësisht përmes telefonit dhe prezencës fizike;
  • Përgatitë plane mujore dhe javore të shitjes dhe vizitave te klientët;
  • Përgatitë raporte mujore dhe javore për punën dhe i përcjellë te Koordinatori i Shitjes;
  • Krijon dhe mban raporte profesionale me kolegët e IBAS;
  • Mbanë kontakt të vazhdueshëm me klientët e referuar, si dhe
  • Të tjera, të natyrës së pozitës.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me klientë;
  • Të jetë reprezentativ në takime me klientë;
  • Një vit përvojë pune në shitje është përparësi;
  • Njohuri për produktet dhe shërbimet bankare është përparësi;
  • Të jetë student ose të ketë të përfunduar fakultetin ekonomik është përparësi;
  • Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të komunikojë qartë e rrjedhshëm;
  • Aftësi solide për përdorimin e pajisjeve teknologjike (iPad, Tablet PC).

Kompensimi:

Sipas çmimores së shërbimit dhe politikave te brendshme, të cilat janë të disponueshme vetëm për kandidatët që përzgjidhen për listën e ngushtë.

Aplikimi:

Deri më 20 Tetor 2021, duke dërguar CV-në tuaj në adresën elektronike info@ibas.world , duke specifikuar në subject pozitën ose numrin e referencës së konkursit.

Shikime 1114
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC