Agjencioni për Financim në Kosovë

Analist/e Kreditor/e (Vushtrri, Fushë Kosovë, Deçan)

	 	 

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) është Institucion i suksesshëm Mikrofinanciar që vepron në tërë Kosovën. Nëse dëshironi të jeni pjesë e një instuticioni me integritet që vendos theks te veçantë në kujdesin ndaj klientit, dhe nëse plotësoni kriteret e pozitës së përshkruar më poshtë, ftoheni që të aplikoni për:

VENDE TË HAPURA PUNE

Pozita:                    Analist Kreditor

Lokacionet:           Vushtrri, Fushë Kosovë dhe Deçan

Kohëzgjatja:          Kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi

Data e fillimit:       Menjëherë

 

Detyrat:

  • Të gjej klientë potencial;
  • Të bëjë analizën e kredisë, të ardhurat/shpenzimet dhe qarkullimet e parashikuara;
  • Të përgadis dokumentacionin e kredive dhe të dokument garantimeve;
  • Të kontrolloj shfrytëzimin e kredive, duke përfshirë këtu edhe bërjen e vizitave të rregullta të bizneseve të klientëve;
  • Të monitoroj kthimin e kredive dhe të bëjë kontrollimin e delikuencës;

Kualifikimet:

  • Edukimi universitar (preferohet edukimi në ekonomi apo financa);
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Njohuri të punës me kompjuter;
  • Të posedojë patent shoferi;
  • Aftësi që të punojë me njerëz me prejardhje dhe përkatësi nacionale të ndryshme;
  • Aftësi që të punojë si pjesë e ekipit;

Të interesuarit duhet të plotësojnë Aplikacionin për Punë. Aplikacionet mund ti merrni në zyren e AFK-së, në adresën në vijim: •Vushtrri–Rr. Deshmoret e Kombit • Fushë Kosovë-Rr. Dardania Nr.49, Lokali Nr. 5• Deçan-Rr.Salih Çekaj ( Rruga e Manastirit) , apo ta shkarkoni nga web faqja zyrtare: afkonline.org

Aplikacionin e plotesuar e dergoni ne e-mail adresën: recruitment.hr@afkonline.org Ne titull duhet te shkruhet pozita e punes dhe vendi.

Së bashku me aplikacion gjithashtu dorëzoni edhe një Letër Motivimi.

AFK-ja mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet Kosovare.

Afati i fundit për aplikim është 15.10.2021. Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen për testim me shkrim.

Shikime 517
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC