The North Unicorn

Asistente Ekzekutive

	 	 

The North Unicorn është një kompani e re në Kosovë, e cila ka hapur një zinxhir të marketeve për shitje me pakic (Deppo Market), në të gjitha qytetet e Kosovës. Marketet i’u ofrojnë konsumatorëve “zbritje të mençura” (Smart Discount) në produktet kryesore ushqimore dhe jo-ushqimore për shtëpi.

Duke u bazuar në zgjerimin e kompanise “The North Unicorn” shpallë konkurs për Asistente Ekzekutive

Detyrat e punës:

  • Asiston agjentët dhe departamentet tjera në koordinimin e punëve dhe detyrave ditore;
  • Përgatit, dorëzon dhe pranon dokumentet e zyrës sipas kërkesës;
  • Mbanë të informuar udhëheqësit lidhur me ndonjë problem apo çështje që duhet të trajtohet;
  • Ndihmon në aranzhimin dhe mbajtjen e takimeve apo ngjarjeve të ndryshme sipas nevojës;
  • Merr pjesë si një anëtar ndihmës i Ekipit Ekzekutiv duke përfshirë ndihmën në caktimin e takimeve dhe pjesëmarrjen në të gjitha takimet;
  • Ndihmon në koordinimin e axhendës së mbledhjeve të ekipeve të menaxhimit të lartë, dhe të gjitha takimeve të stafit;
  • Duhet të ketë aftësinë për të punuar në mënyrë të pavarur në projekte, nga konceptimi deri në përfundim, dhe duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion ndonjëherë për të trajtuar një sërë aktivitetesh dhe çështje konfidenciale me maturi.
  • Kompozimin dhe përgatitjen e korrespondencës që mund të jenë konfidenciale;
  • Rregullimin e planeve dhe itinerareve dhe agjendave komplekse dhe të detajuara dhe përpilimin e dokumenteve për takimet.

Profili i kërkuar:

  • Diplomë Universitare e preferueshme në një nga degët e profilit Ekonomik, Gjuhët e Huaja apo Shkenca Sociale;
  • Përvojë në një pozicion të ngjashëm, e preferueshme;
  • Aftësi të forta organizative që pasqyrojnë aftësinë për të kryer dhe prioritizuar detyra të shumta pa probleme dhe me vëmendje të shkëlqyer në detaje;
  • Aftësi shumë të forta ndërpersonale dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie me palët e interesuara, përfshirë stafin, anëtarët e bordit, partnerët e jashtëm dhe donatorët;
  • Demonstrim i qasje proaktive për zgjidhjen e problemeve me aftësi të forta vendimmarrëse Pjekuria emocionale;
  • Aftësia e dëshmuar për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi, Aftësi e demonstruar për të arritur qëllime me performancë të lartë dhe për të përmbushur afatet në një mjedis të shpejtë;
  • Aftësi komunikimi të shkëlqyera në anglisht ashtu edhe në shqip;
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike.

Të gjithë të interesuarit CV mund ta dërgojnë në e-mail apliko@thenorthunicorn.com

Tek subjekti të ceket pozita e punës për të cilën aplikoni.

Afati  i fundit për aplikim është deri me 17.10.2021

Shikime 1406
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC