Rrjeti i Grave të Kosovës

Ekspert/e Ligjor/e për Shëndetësi

	 	 

Termat e referencës

Ekspert/e Ligjor/e për Shëndetësi

Projekti: Avancimi i mëtejmë i të drejtave të grave në Kosovë II

Zbatuar nga: Rrjeti i Grave të Kosovës

Mbështetur nga: Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në bashkë-financim me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida)

Personi kontaktues: Zana Rudi, Menaxhere e Programit

Historiku

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është një rrjet prej 168 organizatash që mbështetë, mbron dhe promovon të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. Strategjia e RrGK-së për periudhën 2019-2022, e krijuar nga organizatat anëtare të RrGK-së, përfshin “Të drejta e grave për kujdes shëndetësor” në mesin e programeve kryesore të saj, dhe ky program me siguri do të vazhdojë në vitet e ardhshme.

Në vitin 2016, RrGK mori iniciativën për të kryer hulumtime të rëndësishme për qasjen e qytetarëve të Kosovës në kujdesin shëndetësor, si një studim bazë për të siguruara informacion për përpjekjet e saj. Më shumë se 1,300 persona u anketuan në vitin 2016, dhe 109 punonjës dhe ekspertë kyç shëndetësorë u intervistuan. Ky hulumtim, i pari i këtij lloji, u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, UNFPA dhe Kolegjin Dartmouth në SHBA, kryesisht në baza vullnetare me kontribut të rëndësishme nga RrGK dhe vullnetarë studentë të trajnuar mirë, duke pasur parasysh mungesën e fondeve për trajtimin e çështjeve të kujdesit shëndetësor në Kosovë. I publikuar në vitin 2017, me titull Qasja në kujdesin shëndetësor në Kosovë, hulumtimi zbuloi se në përgjithësi, 81% e kosovarëve e konsiderojnë shëndetin e tyre të mirë ose shumë të mirë, edhe pse gratë mesatarisht e vlerësojnë gjendjen e tyre shëndetësore pak më të keqe se burrat; 23% raportuan kufizime të dukshme në jetën e tyre të përditshme për shkak të arsyeve shëndetësore. Ndërkohë, përkundër këtyre perceptimeve, hulumtimi dëshmoi se qasja në kujdesin shëndetësor themelorë, riprodhues dhe gjinekologjik në Kosovë mbetet e kufizuar. Buxheti i ulët i ndarë për kujdesin shëndetësor ka rezultuar në mungesë të pajisjeve mjekësore, mungesë të specialistëve mjekësorë, ofrues të kujdesit shëndetësor me cilësi të dobët dhe infrastrukturë të dobët në objektet e kujdesit shëndetësor (si p.sh., pa ashensorë ose ngrohje). I njëjti hulumtim ilustroi se statistikisht, gratë në zonat rurale përballen me më shumë barriera financiare dhe kulturore në qasjen në kujdes shëndetësor sesa burrat ose gratë në zonat urbane. Gratë që jetojnë në zonat rurale dhe me aftësi të kufizuara kanë përmendur shpenzimet e udhëtimit si një pengesë të madhe për të pasur qasje në trajtimin gjinekologjik. Gratë, veçanërisht në zonat rurale, shpesh ngurrojnë të bëjnë ekzaminime gjinekologjike obstetrike vjetore, sepse shumica e gjinekologëve janë burra. Normat shoqërore dhe kulturore e bëjnë që të konsiderohet ‘e turpshme’ që një burrë që nuk është bashkëshorti i një gruaje ta shohë atë lakuriq. Gratë rome, ashkali dhe egjiptiane kanë raportuar se janë përballur me diskriminim kur kanë provuar të kenë qasje në shërbimet e shëndetit publik, duke përfshirë edhe mohimin e shërbimeve. Ndërkohë, RrGK merr në mënyrë të përsëritur raporte joformale të shkeljes së të drejtave të grave sa i përket qasjes në kujdesin shëndetësor.

Pandemia COVID-19 duket se e ka përkeqësuar këtë gjendje dhe ka pasur pasoja edhe më të rënda për gratë dhe vajzat në qasjen në kujdesin shëndetësor. Ndërprerjet e transportit publik, masat e izolimit shoqëror dhe humbja e vendit të punës e shoqëruar me vështirësitë ekonomike, që të gjitha kanë penguar edhe më tej qasjen e grave në kujdesin shëndetësor, duke pasur parasysh qasjen e tyre të pabarabartë në burime brenda familjeve të tyre, mungesën e automjeteve private (krahasuar me burrat), përgjegjësitë e kujdesit shoqëror në shtëpi dhe pozitën e pasigurt në ekonomi.[2] Njëkohësisht, kapacitetet e kufizuara të kujdesit shëndetësor për shkak të pandemisë, përfshirë burimet njerëzore të pakta dhe mungesën e personelit të kujdesit shëndetësor, kanë bërë që qasja në shërbimet e tjera themelore shëndetësore të mos jenë të disponueshme. Kjo ka prekur kujdesin shëndetësor të nënave dhe të të sapolindurve. Për më tepër, nuk janë ofruar të gjitha shërbimet gjinekologjike riprodhuese. Kjo ka rrezikuar edhe më tej shëndetin e grave dhe vajzave në Kosovë. Veç këtyre, gratë me aftësi të kufizuara, në zonat rurale, gratë e moshuara dhe gratë e pakicave në veçanti janë përballur me sfida shtesë.

Për periudhën 2021-2025, RrGK-ja është përkrahur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në bashkë-financim me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), për projektin katër vjeçar me titull “Avancimi i mëtejmë i të drejtave të grave në Kosovë II”. Ndikimi i parashikuar i këtij veprimi është “Përmirësimi i barazisë gjinore në Kosovë, ku gratë dhe burrat janë më të barabartë dhe kanë më shumë mundësi të barabarta për arsimim, punësim, pjesëmarrje në politikë, shëndetësi, dhe për një jetë pa dhunë”. Rezultati i parashikuar i këtij veprimi, në të cilën eksperti/ekspertja do të kontribuojë, është përmirësimi i qasjes së grave në kujdesin shëndetësor. Tjetri rezultat është që më shumë zyrtarë publikë, gra, vajza dhe burra do të jenë më të informuar për të drejtat e grave në kujdesin shëndetësor dhe shkeljet e të drejtave të tyre. Për ta arritur këtë, RrGK planifikon të bashkëpunojë ngushtë me organizatat anëtare të RrGK-së, veçanërisht me ato që zbatojnë grante të ofruara përmes Fondit të Grave të Kosovës (FGK) të RrGK-së; të zhvillojë më tej kapacitetet e anëtareve të RrGK-së për të monitoruar ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe për të dokumentuar çdo shkelje të mundshme të të drejtave të grave për kujdesin shëndetësor; të mbështesë gratë në raportimin e shkeljeve të të drejtave pranë autoriteteve përkatëse; dhe të punojë ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë drejt përmirësimit të qasjes së grave të ndryshme në kujdes shëndetësor cilësor. RrGK është veçanërisht e interesuar në mbështetjen e grupeve veçanërisht të cenueshme.

RrGK kërkon një ekspert/eksperte për të mbështetur këto përpjekje. Kjo do të përfshijë përmirësimin e qasjes në kujdesin shëndetësor, veçanërisht për grupet e cenueshme, përmes monitorimit dhe granteve përmes FGK-së.

Përgjegjësitë

Eksperti/ekspertja do të zhvillojë kapacitetet e grupeve për të drejtat e grave (anëtareve të RrGK-së) dhe stafit të RrGK-së, për të dokumentuar shkeljet e të drejtave të grave në kujdesin shëndetësor, përmes punëtorive dhe mentorimit.

Më konkretisht, eksperti/ekspertja duhet të rrisë njohuritë e stafit dhe anëtarëve të RrGK-së për atë se çfarë përbën shkelje të të drejtave të grave në kujdesin shëndetësor; procedurat specifike përmes të cilave mund t’i raportojnë këto shkelje, përfshirë atë se në cilat institucione duhet t’i raportojnë shkeljet, me qëllim që t’i bëjnë më përgjegjëse dhe llogaridhënëse institucionet dhe personelin shëndetësorë.

Si rezultat i kësaj, grupet për të drejtat e grave duhet të kenë njohuri dhe kapacitete për të mbështetur dhe këshilluar drejtpërdrejt anëtaret e tyre, duke përfshirë gratë që kërkojnë të raportojnë shkelje të tilla.

Sipas nevojës, eksperti/ekspertja gjithashtu duhet të ofrojë mentorim, në bashkëpunim me stafin e RrGK,  për anëtaret e RrGK-së që i zbatojnë nismat e FGK-së në kuadër të Programit të RrGK-së për Qasje në Kujdesin Shëndetësor, në punën e tyre të monitorimit të institucioneve, për t’i mbajtur ato përgjegjëse, për të rritur ndërgjegjësimin midis grave dhe vajzave në lidhje me të drejtat e tyre për kujdes shëndetësor, për të raportuar shkeljet e të drejtave duke përdorur mekanizmat zyrtarë të ankesave, dhe për angazhimin e komuniteteve në avokim për përmirësimin e qasjes në kujdesin shëndetësor cilësor. 

Detyrat

  • Përgatitja e punëtorive ndërvepruese dhe angazhuese për anëtaret e RrGK-së për të drejtat e kujdesit shëndetësor, shkeljet e të drejtave dhe mënyrën specifike të raportimit të shkeljeve të të drejtave tek institucionet përkatëse duke përdorur mekanizmat zyrtarë të ankesave [për shkak të pandemisë COVID-19, eksperti/ekspertja duhet të marrë parasysh që punëtoria mund të nevojitet të mbahet përmes platformave online ose të mbahen disa punëtori në grupe më të vogla, duke mbajtur distancën sociale, që do të vendoset së bashku me stafin e RrGK-së në bazë të situatës dhe masave aktuale];
  • Përgatitja e rendit të ditës së punëtorisë, qasjes, planit, dhe materialeve, sipas nevojës, dhe dorëzimi i tyre te stafi i RrGK-së për komente dhe finalizim;
  • Diskutimi i planit dhe materialeve të punëtorisë me stafin e RrGK-së dhe rishikimi i tyre sipas nevojës;
  • Realizimi i punëtorive sipas planit;
  • Ofrimi i raporteve të shkurtra për trajnimet, pjesëmarrësit, rezultatet, vlerësimin dhe hapat e ardhshëm të propozuar;
  • Ofrimi i mentorimit të vazhdueshëm për anëtaret dhe stafin e RrGK-së pas punëtorisë, në bazë të nevojave, në lidhje me raportimin dhe paraqitjen e shkeljeve të të drejtave;
  • Rishikimi i nismave të zgjedhura të FGK-së të anëtareve të RrGK-së në lidhje me Programin e Qasjes në Kujdesin Shëndetësor dhe ofrimi i informatave shtesë drejt fuqizimit të tyre përmes komenteve me shkrim në lidhje me veprimet dhe mentorimin;
  • Mentorimi i anëtareve të RrGK-së që zbatojnë nismat e FGK-së gjatë gjithë kohës lidhur me Qasjen në Kujdesin Shëndetësor, sipas nevojës dhe sipas dakordimit me anëtaret dhe stafin e RrGK-së;
  • Krijimi dhe zbatimi i planit të punës në bazë të këtyre detyrave (në komunikim të ngushtë me RrGK-në);
  • Hartimi i raportit në baza vjetore, i cili përmbledh të gjitha shërbimet e ofruara, përfituesit, rezultatet, rezultatet e vlerësimit nga pjesëmarrësit dhe identifikimi i hapave të ardhshëm;
  • Rishikimi dhe dorëzimi i raportit vjetor, bazuar në komentet e RrGK-së.

Fushëveprimi

Eksperti/ekspertja do të jetë i/e nevojshme gjatë gjithë kësaj iniciative të mbështetur nga ADA dhe Sida. Zona gjeografike do të përfshijë të gjithë Kosovën, me fokus në zonat ku janë vendosur grupet e synuara dhe përfituesit. Gjithashtu duhet të merren në konsideratë çështjet ndërsektoriale gjinore dhe mjedisore, aty ku është përshtatshme. Vëllimi i punës do të ndryshojë, në bazë të granteve të FGK-së dhe nevojave të anëtareve të RrGK-së gjatë viteve. Kjo do të specifikohet në planet semestrale të punës së bashku me RrGK-në.

Plani kohor

Plani i përafërt kohor do të jetë si në vijim:

Shpallja e pozitës                                                             6 tetor 2021 

Afati i fundit për aplikimet                                            20 tetor 2021

Zgjedhja e ekspertit/ekspertes                                   25 tetor 2021

Takim informues                                                              26 tetor 2021

Plani i punës, materialet e tjera të nevojshme     3 nëntor 2021

Përgatitja e materialeve për punëtori                      4 nëntor 2021   

Mbajtja e punëtorisë së parë                                       5 nëntor 2021 (mbetet të konfirmohet)

Raportet për punëtoritë                                                7 ditë pas punëtorisë

Raportet vjetore                                                               Çdo vit (mbetet të konfirmohet)

Raporti përfundimtar                                                     Mbetet të konfirmohet pas planit të punës

Ditë pune të planifikuara

Kjo kontratë do të përfshijë më së shumti deri në 20 ditë pune, të ndara nga 26 tetori 2021 deri më 28 shkurt 2025, që do të faturohen në bazë të kohës së punës së realizuar.

Ditët e punës do të specifikohet në planin e punës në diskutim me stafin e RrGK-së.

Detyra - Niveli i pritur i detyrave

Takime koordinuese me RrGK/FGK 1 ditë në total gjatë gjithë periudhës së kontratës

Përgatitja e punëtorisë dhe planit të punës 2 ditë

Realizimi i punëtorive 6 ditë

Rishikimi i projekteve dhe ofrimi i mentorimit për stafin e RrGK-së dhe përfituesit e FGK-së 2 ditë në total (afërsisht) në vit, gjithsej 8 ditë

Shkrimi i raportit 3 ditë

Gjithsej ditë  20 ditë

Kontakti dhe koordinimi

Eksperti/ekspertja do t'i raportojë Menaxheres së Programit të RrGK-së, Zana Rudi, dhe do të veprojë në koordinim të ngushtë me Menaxheren e Granteve të FGK-së, Gentiana Murati-Kapo, dhe stafin tjetër të RrGK-së. RrGK mund të ndihmojë për organizimin e takimeve dhe punëtorive, megjithëse eksperti/ekspertja do të bartë përgjegjësinë përfundimtare.

Kualifikimet e ekspertit/ekspertes

Eksperti/ekspertja duhet të flasë rrjedhshëm në shqip dhe anglisht (serbishtja preferohet). Eksperti/ekspertja e përzgjedhur duhet të demonstrojë në ofertën e tij/saj që posedon, të paktën:

  • Diplomë BA në juridik, ose një fushë e lidhur ngushtë;
  • Njohuri të gjera në lidhje me sistemin e kujdesit shëndetësor të Kosovës, duke përfshirë kornizën ligjore specifike dhe të përgjithshme në Kosovë dhe se si saktësisht të bëhet raportimi i shkeljeve të të drejtave për kujdes shëndetësor;
  • Së paku dy vjet përvojë në trajnime dhe/ose mentorim;
  • Njohuri për çështjet e barazisë gjinore, se si ndikojnë këto në qasjen e grave në kujdesin shëndetësor dhe mënyrat për adresimin e këtyre çështjeve në lidhje me qasjen në kujdesin shëndetësor.

Dorëzimi i ofertave

Kandidatët/kandidatet duhet të dërgojnë: 

  • CV-në;
  • Letrën e motivimit që shpjegon kualifikimet dhe kapacitetet për realizimin e këtyre detyrave;
  • Një përshkrim të shkurtër të punëtorisë së propozuar dhe të metodologjisë së mentorimit (deri në një faqe);
  • Informatat e kontaktit për të paktën tri referenca; dhe
  • Tarifën ditore të propozuar nga eksperti/ekspertja, në përputhje me tarifat paraprake të verifikueshme në mënyrë të pavarur për punë të ngjashme të kryera nga eksperti/ekspertja.

Kandidatët/kandidatet duhet të kenë parasysh se RrGK është një organizatë jofitimprurëse që kërkon oferta në përputhje me tarifat ditore vendore.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më 20 tetor 2021, në orën 17:00 në e-mailin procurement@womensnetwork.org duke shkruar në subjekt “Ekspert/e për Shëndetësi”.


1Raportuar nga anëtaret e RrGK-së, disa prej të cilave i përkrahin gratë në kapërcimin e këtyre çështjeve.

 

Shikime 1918
Kategoria Shëndetësi
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC