Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile

Vende të lira të punës (5)

	 	 

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) shpallë konkurs për 5 pozita për Programin për angazhim të qytetarëve - Citizen Engagement Activity (CEA)

Pozitat

Afati për aplikim

Udhëheqës/e i/e Komponentës 1 19 tetor 2021
Udhëheqës/e i/e Komponentës 2 19 tetor 2021
Udhëheqës/e i/e Komponentës 3 19 tetor 2021
Asistent/e i/e Zyres dhe Administratës 19 tetor 2021
Administrator/e i/e Ueb Platformave 19 tetor 2021

Për KCSF

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë udhëheqëse në përkrahjen e nismave qytetare në Kosovë që nga viti 1998. KCSF ofron fonde për shoqërinë civile nëpërmjet mekanizmave e sistemeve të avancuara të dhënies së granteve, ndërton kapacitete e dije për sektorin nëpërmjet Qendrës së KCSF-së, si dhe mbron dhe shtyn përpara hapësirën për qytetari dhe ambientin e veprimit të shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë, nëpërmjet hulumtimit të politikave, avokimit dhe mobilizimit të sektorit. KCSF beson që një shoqëri civile e fuqishme me përfshirje të vërtetë të qytetarëve në punën e vet është element kyç për një qeverisje përfshirëse, transparente dhe llogaridhënëse, e që kontribuon në shndërrimin e Kosovës në një shoqëri demokratike me perspektivë të integrimit europian dhe me një situatë të avancuar socio-ekonomike.

Programi për angazhim të qytetarëve - Citizen Engagement Activity (CEA)

Programi për angazhim të qytetarëve - Citizen Engagement Activity (CEA) është një program pesë vjeçar i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i cili financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Programi do të përkrahë aktivitete të shumta të cilat synojnë përmirësimin e lidhjes së shoqërisë civile me qytetarë, bashkëpunimin brenda sektorit dhe me sektorë të tjerë, si dhe diversifikimin e burimeve të shoqërisë civile përtej fondeve të donatorëve të huaj me qëllim të fuqizimit të pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies të institucioneve publike dhe të OShC-ve ndaj publikut.

Bazuar në përvojën e gjatë dhe ekspertizën e KCSF-së në zhvillimin e shoqërisë civile, duke përfshirë qasje të reja që kanë për qëllim ndërlidhjen e organizatave të shoqërisë civile me qytetarë dhe qytetare të Kosovës, dhe në bashkëpunim me organizata vendore dhe ndërkombëtare, CEA do të kontribuojë drejt arritjes së objektivave në vijim:

Objektiva 1 – Fuqizimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile me qytetarë dhe qytetare të Kosovës, nxitja e aktivizimit komunitar dhe rritja e kërkesës për llogaridhënie.

Objektiva 2: Krijimi i partneriteteve brenda dhe ndërmjet sektorëve dhe rritja e besimit mes OShC-ve, qytetarëve, sektorit privat dhe institucioneve publike.

Objektiva 3: OShC me njohuri e aftësi të shtuara që e shfrytëzojnë kuadrin e përmirësuar ligjor dhe zhvillojnë kulturën e përkrahjes së aktiviteteve jo-për-përfitim nga burimet vendore dhe të diasporës.

Shikime 3889
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC