Segment

Konsulente e Pas-shitjes

	 	 

Segment Kosova shpk është distributor i autorizuar për shitje të makinerive dhe servisimin e tyre për brendet: Atlas Copco, Epiroc, CIFA, Dynapac dhe Danfoss. Ne jemi një ekip i përbërë kryesisht me mosha të reja , profesional, pasionant, social, miqësor, kurioz, modest, të zellshem, me vetëbesim të lartë, të orientuar në rezultate dhe zhvillim personal. Nëse ju mendoni qe i posedoni disa nga këto vlera apo ambicie, ne ju inkurajojmë të aplikoni në konkursin e hapur me poshtë:    

KONKURS PËR PUNËSIM

 Konsulente e pas-shitjes

Detyrat:

  • Të promovojë dhe negociojë shitjen e paketave të mirëmbajtjes/ ofertat për pjesë të paisjeve industriale (kompresorë ajri, gjeneratorë azoti/oksigjeni, vakum pompa dhe shndërrues të frekuencave).  
  • Të identifikoje mundësite komerciale dhe të përgatisë paketat/ofertat e mirëmbajtjes për paisjet e shitura apo ekzistuese.
  • Të monitorojë kalendarin e servisimeve për paisjet e shitura apo egzistuese.
  • Të koordinojë me ekipet e servisimit për paketat/serviset e konfirmuara.
  • Të përgatisë porositë e paketave dhe pjesëve servisuese tek furnitorët.
  • Të mirëmbaje në vazhdimësi marrëdhëniet komerciale me klientët dhe furnitorët përkatës.
  • Të analizoje tregun, shitjet dhe konkurencën dhe të raportoje në baza periodike.

Njohuritë dhe aftësitë:

  • Aftësi të mira komerciale, promovuese dhe komunikuese
  • Pervojë pune në shitje të paisjeve teknike apo pjesëve rezervë.
  • Kandidatët me shkollim, trajnim dhe përvojë për paisje teknike apo pjesë rezervë kanë përparësi.
  • Të njohë mbi mesatare gjuhen Angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Aftësi kompjuterike të Microsoft office (Excel, Word, Teams dhe Outlook).

Ne inkurajojmë të aplikojnë kandidatët e gjinisë femrore.

Kandidatit të pranuar ju ofrohet kontratë pune, sigurim shëndetësor (240 EUR ne vitë) dhe trajnime të vazhdueshme në punë.

Të gjithë kandidatët e intersuar duhet t´i dorezojnë CV-të e tyre në e-mailin: hr@segment-rks.com duke specifikuar qartësisht poziten për të cilen aplikoni.

Afati fundit për aplikimit është 03 Nentor 2021.

Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.  

Shikime 2093
Kategoria Shitje
Skadon 11 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC