Segment

Shitës për Pjesë Rezervë (2)

	 	 

Segment Kosova shpk është distributor i autorizuar për shitje të makinerive dhe servisimin e tyre për brendet: Atlas Copco, Epiroc, CIFA, Dynapac dhe Danfoss. Ne jemi një ekip i përbërë kryesisht me mosha të reja , profesional, pasionant, social, miqësor, kurioz, modest, të zellshem, me vetëbesim të lartë, të orientuar në rezultate dhe zhvillim personal. Nëse ju mendoni qe i posedoni disa nga këto vlera apo ambicie, ne ju inkurajojmë të aplikoni në konkursin e hapur me poshtë:    

KONKURS PËR PUNËSIM

Shitës për pjesë rezervë (2)

Detyrat:

  • Të shesë dhe të promovoje pjesët rezervë,
  • Të shërbeje dhe të këshillojë klientët,
  • Të trajtojë dhe të përmbushë kërkesat e klientëve,
  • Të faturojë mallin e shitur,
  • Të analizojë skemat e makinerive dhe të identifikojë shifrat përkatëse të pjesëve rezervë,
  • Të përgatisë ofertat për kërkesat e klientëve,
  • Të prezantoje dhe të negociojë ofertat me klientët,
  • Të asistojë në përgaditjen e listave të porosisë.

Njohuritë dhe aftësitë:

  • Aftësi të mira komerciale, promovuese dhe komunikuese,
  • Aftësi të mira teknike mbi makineritë e rënda dhe pjesët e tyre,
  • Kërkohet të paktën një vitë përvojë në shitje të pjesëve rezervë për makineri apo paisje teknike,
  • Kandidatët me shkollim, trajnim dhe përvoje në makineri të rënda kanë përparësi,
  • Të njohë mesatarisht gjuhen Angleze (në të folur dhe në të shkruar),
  • Aftësi kompjuterike të Microsoft Office (Excel, Word , Teams dhe Outlook).

Kandidatit të pranuar ju ofrohet kontratë pune, sigurim shëndetësor (240 EUR ne vit) dhe trajnime të vazhdueshme në punë.

Të gjithë kandidatët e intersuar duhet t´i dorezojnë CV-të e tyre në e-mailin: hr@segment-rks.com duke specifikuar qartësisht poziten për të cilen aplikoni.

Afati fundit për aplikimit është 03 Nentor 2021.

Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.  

Shikime 1199
Kategoria Shitje
Skadon 8 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC