Qendra Tregtare LIRiDONI

Vende të lira të punës (24)

	 	 

Qendra Tregtare LIRiDONI është qendër tregtare e cila funksionon mbi 15 vite, e përbërë prej Supermarketit, Tekstilit, Restorantit dhe Kafeterisë, e cila ka një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Për shkak të zgjerimit të kompanisë në lokacione të reja dhe me qëllim të plotësimit të vendeve të punës QT LIRiDONI shpallë:

KONKURS

Për pozitat e punës si në vijim:

  1. Menaxher në Market – dy (2) pozita.

Vendi i Punës: Deçan;                               

Detyrat kryesore:

  1. Zhvillon planin e biznesit dhe strategjinë e shitjes në kuadër të Hipermarketit;
  2. Analizon dhe kontrollon prezencën e produkteve në Hipermarket;
  3. Është përgjegjës për mbarëvajtjen e bashkëpunimit me furnitorët e ndryshëm;
  4. Monitoron performancën javore, mujore e vjetore në përputhje me strategjinë e Hipermarketit;
  5. Implementimi i ndryshimeve të kërkuara nga zyra qendrore;
  6. Kryen edhe detyra tjera që i ngarkohen nga Udhëheqësi, në përputhje me pozitën e punës.

Kualifikimet dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të përfunduar nivelin universitar në Menaxhment apo të ngjajshme;
  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune në të njëtin profil;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të punës në market;
  • Të ketë aftësi të mira negocimi dhe komunikimi;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

  1. Furnizues - një (1) pozitë

Vendi i Punës: Deçan;                               

Detyrat kryesore:

  1. Furnizimi kuantitativ dhe kualitativ i mallit sipas nevojës të njësisë;
  2. Vendosja dhe kontrollimi i çmimeve;
  3. Implementimi dhe kontrollimi i merchandising-ut;
  4. Organizimi ditor i punës së stafit punues;

 

  1. Mbikëqyrja e mallit nga pranimi deri tek kalkulimi, kontrollimi i afateve, përkujdesja për kthimin e mallit të skaduar ose të dëmtuar;
  2. Analizon tregun dhe konkurrencën;
  3. Kryen edhe detyra tjera që i ngarkohen nga Udhëheqësi, në përputhje me pozitën e punës.

 

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të përfunduar nivelin universitar në menaxhment në apo të ngjajshme;
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune në të njëtin profil pune;
  • Të ketë aftësi të mira negocimi dhe komunikimi;
  • Të ketë fizik të mirë dhe qëndrueshmëri në punë;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.
  1. Depoist dhe Pranues Malli– (2) dy pozita;

Vendi i Punës: Deçan;                               

Detyrat kryesore:

  1. Bënë pranimin, vendosjen e mallrave në depo dhe mbajten e evidencave gjegjëse;
  2. Ndihmon në organizimin, rregullimin e depos sipas planit, si dhe organizimin dhe mirëmbajtjen e stoqeve në depo;
  3. Ndihmon në mbajtjen e dokumentacionit të pranimeve, daljeve dhe kthimeve të mallrave.
  4. Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të kenë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Të njohin mirë punën në depo dhe organizimin e saj;
  • Të kenë fizik të mirë dhe qëndrueshmëri në punë;
  • Të jenë të gatshëm të punojnë nën presion dhe në mënyrë grupore.

  1. Sektoriste në Market – dhjetë (10) pozita;

Sektoriste në Tekstil – tre (3) pozita;

Vendi i Punës: Deçan;                               

Detyrat kryesore:

  1. Mirëpret dhe shërben klientët e marketit;
  2. Rregullon dhe palon mallrat në sektorin e caktuar sipas planogrameve duke respektuar metodën FIFO dhe sigurohet qe çdo produkt të ketë çmimin në raft;
  3. Përkujdeset për pastërtinë dhe mbajtjen e rregullit;
  4. Është përgjegjës për raportimin dhe përcjelljen e afateve të skadimit të produkteve;
  5. Informon klientët lidhur me specifikat dhe informatat tjera që kërkohen për produktin duke e shërbyer klientin në mënyrë më të mirë;
  6. Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt apo Drejtori.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të kenë të paktën 6 muaj përvojë pune;
  • Të kenë shkathtësi dhe entuziazëm ne kryerjen e detyrave;
  • Të kenë sjellje dhe komunikim shembullor;
  • Të jenë të gatshëm të punojnë nën presion dhe në mënyrë grupore.

  1. Arkatare në Market – pesë (5) pozita;

Arkatare në Sektorin e Tekstilit – dy (2) pozita;

Vendi i Punës: Deçan;                               

Detyrat kryesore:

  1. Është përgjegjëse për t’i shërbyer klientëve;
  2. Kryen pagesat në baza ditore;
  3. Inkason paratë në arkë për mallin e shitur;
  4. Mban evidencë ditore të gjendjes së arkës, dhe bënë dorëzimn e parave, punonjësit përgjegjës;
  5. Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt apo Drejtori.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të ketë së paku 6 muaj përvojë pune;
  • Të njohë mirë punën e arkës në market;
  • Të ketë sjellje dhe komunikim shembullor;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

CV-të tuaja, të plotësuara me pozitën për të cilën aplikoni dhe dëshmitë tjera relevante, mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@liridoni-kos.com, ose të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e Q.T. Liridoni në Raushiq, Pejë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 30 tetor 2021 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shikime 1103
Kategoria Të tjera
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Deçan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC