Qendra Tregtare LIRiDONI

Vende të lira të punës (10)

	 	 

Qendra Tregtare LIRiDONI është qendër tregtare e cila funksionon mbi 15 vite, e përbërë prej Supermarketit, Tekstilit, Restorantit dhe Kafeterisë, e cila ka një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Për shkak të zgjerimit të kompanisë në lokacione të reja dhe me qëllim të plotësimit të vendeve të punës QT LIRiDONI shpallë:

KONKURS

Për pozitat e punës si në vijim:

  1. Menaxher/e i/e Restaurantit – një (1) pozitë.

Vendi i Punës: Deçan;                               

Detyrat kryesore:

  1. Është përgjegjës për mbarëvajtjen të gjitha punëve në Restaurant.
  2. Mbikqyrë dhe kontrollon punën e personelit të Restaurantit.
  3. Angazhohet në kryerjen e punës dhe në raste të caktuara zëvendëson personelin e Restaurantit;
  4. Kryen të gjitha punët dhe detyrat tjera qe lidhën me funskionimin e Restaurantit.
  5. Kryen edhe detyra tjera që i ngarkohen nga Udhëheqësi, në përputhje me pozitën e punës.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të përfunduar shkollimin universitar (Kualifikimi universitar në Turizëm dhe Hoteleri është përparësi);
  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune në të njëtin profil pune;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të punës në Restaurant;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

  1. Kuzhinier/e - dy (2) pozita

Vendi i Punës: Deçan;                               

Detyrat kryesore:

  1. a) Përgatitë ushqimin e caktuar në bazë të porosisë;
  2. b) Sigurohet që kuzhina të jetë e furnizuar me produktet dhe gjërat e nevojshme;
  3. c) Kujdeset dhe mirëmbanë pastërtinë në ambientet e kuzhinës.
  4. c) Kryen edhe detyra tjera që i ngarkohen nga Udhëheqësi, në përputhje me pozitën e punës.

 

Kualifikimet dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm (kualifikimi përkatës është përparësi);
  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune në të njëtin profil pune;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të gatimit të ushqimeve të ndryshme;
  • Të jetë efikas në përgatitjen e ushqimeve;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

  1. Ndihmës Kuzhinier/e – një (1) pozitë;

Vendi i Punës: Deçan;                               

Detyrat kryesore:

  1. a) Asiston në përgatitjen e ushqimit të caktuar në bazë të porosisë;
  2. b) Sigurohet që kuzhina të jetë e furnizuar me produktet dhe gjërat e nevojshme;
  3. c) Kujdeset dhe mirëmbanë pastërtinë në ambientet e kuzhinës.
  4. d) Kryen edhe detyra tjera që i ngarkohen nga Udhëheqësi, në përputhje me pozitën e punës
  5. e) Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm (kualifikimi përkatës është përparësi);
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune në të njëtin profil pune;
  • Të ketë aftësi të mira të gatimit të ushqimeve të ndryshme;
  • Të jetë efikas në përgatitjen e ushqimeve;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

  1. Banakier/e – tre (3) pozita;

Vendi i Punës: Deçan;                               

Detyrat kryesore:

  1. Përgatitë porositë sipas porosive të kamarierëve;
  2. Përgatit pijet e nxehta, si dhe ato alkoolike dhe jo alkoolike sipas porosisë;
  3. Sigurohet që hapësira e banakut të jetë e rregulluar dhe e pastër gjatë gjithë kohës.
  4. Sigurohet që banaku të jetë i furnizuar me pije dhe gjërat e nevojshme.
  5. Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt apo Drejtori.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të kenë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Të ketë njohuri dhe aftësi të shkëlqyeshme në përgatitjen e pijeve të ndryshme;
  • Të kenë sjellje dhe komunikim shembullor;
  • Të jenë të gatshëm të punojnë nën presion dhe në mënyrë grupore.

  1. Kamarier/e – tre (3) pozita;

Vendi i Punës: Deçan;                               

Detyrat kryesore:

  1. Mirëpret dhe informon klientët rreth menys, dhe sipas nevojës bën rekomandime.
  2. Merr porositë dhe servon ushqimin apo pijet e kërkuara.
  3. Sigurohet gjatë gjithë kohës që klientët të jenë të kënaqur me shërbimet.
  4. Ua prezenton faturën klientëve dhe kryen pagesën.
  5. Dorëzon të hollat e arkëtuara gjatë ditës te personi përgjegjës.
  6. Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt apo Drejtori.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Të njohë mirë punën e shërbimit në Restaurant;
  • Të ketë sjellje, qasje dhe komunikim shembullor;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

CV-të tuaja, të plotësuara me pozitën për të cilën aplikoni dhe dëshmitë tjera relevante, mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@liridoni-kos.com, ose të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e Q.T. Liridoni në Raushiq, Pejë.                       

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 30 tetor 2021 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shikime 918
Kategoria Shitje
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Deçan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC