Save The Children

Mobilizues/e të Komunitetit për Zhvillim dhe Kujdes në Fëmijëri të Hershme (ZHKFH) (5)

	 	 

Pesë (5) Mobilizues/e të Komunitetit për Zhvillim dhe Kujdes në Fëmijëri të Hershme (ZHKFH)

  1. Historiku

Save the Children është organizatë udhëheqëse botërore e pavarur për fëmijët. Vizioni i saj është një botë në të cilën çdo fëmijë ka të drejtën e mbijetesës, mbrojtjes, zhvillimit dhe pjesëmarrjes. Misioni i saj është të frymëzojë përparime në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe të arrijë ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre. 

  1. Qëllimi dhe afati kohor

Save the Children në Kosovë në kuadër të projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Zhvillimin dhe Kujdesin në Fëmijëri të Hershme në Kosovë”, financuar nga Save the Children Itali, kërkon pesë (5) Mobilizues/e të Komunitetit për Zhvillim dhe Kujdes në Fëmijëri të Hershme (ZHKFH) nga një (1) në lokacionet si më poshtë: Komogllavë (Ferizaj), Terstenik (Pejë), Sheremet (Gjakovë), Krajk (Prizren) dhe Sverkë (Klinë). Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në Termat e Referencës.  

Mobilizuesit/et e komunitetit do të angazhohen me marrëveshje për shërbime gjatë periudhës prej 1 nëntor 2021 deri më 30 qershor 2023.

  1. Kualifikimet e kërkuara
  • Banor/e i/e komunitetit në lokacionin përkatës dhe njohës/e i/e gjuhës së shumicës së fëmijëve të cilët do të ndjekin qendrën me bazë në komunitet për KZHFH.
  • Përvojë e dëshmuar në punë komunitare.
  • Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore.
  • Njohje bazë e kompjuterit (interneti, email, word, excel).
  • Diploma e Fakultetit të Edukimit apo ngjashëm konsiderohet si përparësi.
  1. Aplikimi

Kandidatë/et e interesuar/a ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim në scik@savethechildren.org jo më vonë se 15.10.2021 në ora 16:00 duke cekur në titull të emailit lokacionin për të cilin aplikoni:

  1. CV
  2. Letër motivimi
  3. Diploma e shkollës së mesme/Diploma e Universitetit

Ne duhet t'i mbajmë fëmijët të sigurt kështu që procesi ynë i përzgjedhjes pasqyron angazhimin tonë për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi. Të gjithë ofruesit e shërbimit pritet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me politikën tonë globale kundër ngacmimit.

Shikime 2936
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Contract
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC