Magic ICE

Vende të lira të punës (4)

	 	 

MAGIC ICE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit.

Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE , ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës:

  1. Financier - Kontabilist;
  2. Punëtor në Prodhim;
  3. Auto Mekanik;
  4. Mirëmbajtës të Makinave

FINANCIER - KONTABILIST

LOKACIONI: MAGIC ICE Zona Industriale Lipjan.

ÇKA PRESIM NGA KANDIDATËT:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Kandidatë që shprehin iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT Per Postin:

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për kontabilist/e.

  • Të ketë Diplomë Universitaretë Fakultetit Ekonomik;
  • Të jetë kontabilist/e i/e (preferuara)
  • Përvojë pune së paku 2 vjeçare në fushën e financave (Ta ketë të dëshmuar me referencë); e preferuar
  • Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punës
  • Njohja e programit të kontabilitetit PRO-DATA ; 
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (Veçanarisht Excel)
  • Njohja e gjuhës Angelze – e Preferuar
  • Certifikata e SCAAK konsiderohet përparsi
  • Zotësi të mira në shkruarjen e raporteve të ndryshime për punë;
  • Zotësi të mira komunikimi me klientët;
  • I/e gatshëme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;
  • I/e gatshëme për vizita në teren;
  • Të ketë aftësi të mira në shkruarjen e raporteve të ndryshme për punë.

Detyrat e punës për pozitën:

  • Regjistron transaksionet ditore në sistemin e kontabilitetit;
  • Regjistrimet në kontabilitet, respektivisht faturat shitëse, blerëse, shpenzime, etj;
  • Regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në kontabilitet;
  • Regjistrimin dhe llogarimbajtjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime, borxhe etj; 
  • Përfaqësimin e biznesit para institucioneve financiare kur kërkohet nga punëdhënësi; 
  • Ndihmon në përpunimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të brendshme per klientet specifik;
  • Pranimin dhe dorezimin e porosive nga klientet; 
  • Përgaditjen e pasqyrave financiare vjetore, analizën e tyre;
  • Raporte të klintëve, analitikë e klientëve, raporte dhe analitikë për produkte; 
  • Punë të kontabilitetit
  • Menaxhimin e pagesave më arkë;
  • Prezentimi i biznesit nëse kërkohët nga kompania; 
  • Punë administrative;
  • Punë të tjera në lëminë Financave dhe të kontabilitetit më interes për kompaninë.
  • Barazimet fizike ,materiale dhe finaciare te depove,bleresit,furnitoret,tjerat barazime sipas kerkeses

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Diploma e Univesitetit;
  • Certifikatë e Kontabiliteti e preferuar
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Vërtetimi/Referencë e përvojës së punës (Duke përfshirë Nr. kontaktues);
  • Letër motivuese;
  • CV;

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në konkurs@magicice.net

ose per informim ne  tel: ne 049125605  nga ra 10 deri ne ora 15 e hene deri te ejten, kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë. 


MAGIC ICE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapura të punës:

Punëtor në Prodhim

Pozicioni: Punëtor në Prodhim Departamenti: Departamenti i Prodhimit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për precjellje, pastrim, inspektim dhe raportim të procesit të punës në prodhim;
  • Duhet të përkujdeset që kushtet e përgjithëshme dhe rregllohet e kompanisë të respektohen;
  • Kujdeset që të zbatohen në përpikmeri udhëzimet e vendit të punës sipas përgjegjësive të pozicionit përkatës;
  • Duhet t’i përmbahet të gjitha kushteve të sigurisë dhe është i detyruar t’i ndjek rregullat e sigurisë si dhe të pajiset me veshje dhe mjete mbrojtëse të ofruara nga kompania;
  • Kryen edhe detyra tjëra shtesë sipas kërkesës së udhëheqësit.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotëroi diplomë të shkollës së mesme;
  • Përvoja e punes në pozicione të ngjashme do të jetë përparësi;
  • Aftësi për t’u përshtatur në punën në grup.

Orari i punës

  • Punohet në dy ndërrime (paradite dhe pasdite).

Procedura e Aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: konkurs@magicice.net, duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Punëtor në Prodhim” ose të kontaktojn në tel: ne 049/125-605, nga ora 10 deri ne ora 15.


 MAGIC ICE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapura të punës:

                                        AUTO MEKANIK

Detyrat dhe përgjëgjësitë:

Pozita :  Automekanik

Detyrat :

  • Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e automjeteve te kompanisë.
  • Diagnostifikimi i problemeve te automjeteve ,defekteve te mundëshme.
  • Ndrrimi i pjesëve te automjeteve sipas nevojës.
  • Eleminimi i defekteve .
  • Kontrollimi i KM për vaj, në raporte javore .
  • Ndezja e automjeteve te cilat nuk voziten dhe kontrolla e tyre ne plane javore.
  • Intervenimi në rast prishje të automjeteve sipas nevojës në lokacione të ndryshme.
  • Te kete njohuri - world exell

Të tjera:

  • Për më tepër ai kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Drejtori i kompanisë dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të automjeteve te kompanisë.

Kërkesat:

  •  Diploma e shkollës së mesme,certifikimet e ndryshme janë përparësi
  • Të ketë përvojë  si automekanik.
  • Aftësi të mira komunikimi me jashtë dhe brenda kompanisë
  • Nga ora 16:00 deri 08:00 (Me ndrrime )
  • Lokacioni: Lipjan.

Procedura e Aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: konkurs@magicice.net, duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Mekanik”  ose të kontaktoni në tel: ne 049/125-605, nga ora 10 deri ne ora 15. 


MAGIC ICE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapura të punës:

PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

MIREMBAJTËS TË MAKINAVE

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikqyrë dhe mirëmban dhe rregullon makinat e prodhimit, në prodhim dhe fabrikë.
  • Mbikqyrë paisjet e punës
  • Kontrollon dhe mban evidence për kohen e servisimeve
  • Mban evidence të prishjeve dhe rregullimin e makinave/paisjeve.
  • Bënë lëshimin e paisjeve në punë dhe e kontrollon gjatë punës.
  • Të bashkëpunojë me stafin
  • Të zbatojë rregullat e  punës
  • Përgjigjet për makinat dhe paisjet në prodhim

Kualifikimet / Kërkesat:

  • Të ketë të mbaruar shkollen e Mesme te Makinerise / Fakultetin e Makinerise/ose pervoje pune
  • Të njohë makinat prodhuese dhe mënyrën e punës
  • Të jetë i shkathët dhe komunikativ
  • Te njoh gjuhen Amgleze ne te folur dhe shkruar mire

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Cv (Curriculum Vitae)

Diplomë
Tituj / Grada Shkencore
Përvoja e punës/ReferencaAPLIKIMET MUND TË DËRGOHEN NË ADRESËN ELEKTRONIK OSE FIZIKISHT  NE:

"MAGIC ICE "Joint Stock Company

Adresa :Zona Industriale pa Numer

 Lipjan

E-mail: konkurs@magicice.net

Tel: 049/125605 prej ores 9.00 deri me 17.00
Aplikimi është i hapur deri më datën
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Shikime 3026
Kategoria Të tjera
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Lipjan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC